Odise Plaku OPE0005
New product
10 Items
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
| ISBN | 9789928132871 | |
Në veprën më të re “Puthje të mbetura në ajër”, një vëllim poetik i botuar pak kohë më parë (2017), përshkohen vargje që ngrihen mbi copëza pikëllimesh që mjegullojnë syrin e poetit për të shpërthyer në lot, madje pikërisht në sfidën e fundit përpara dorëzimit, i japin flatra që të ngjitet në majën e kthjelltësisë së shpirtit, megjithëse duket sikur aty: “…nga frika dashuritë kanë vdekur pa lindur,/ dritë dielli kurrë nuk panë në këtë botë,/ ndaj le të duhemi deri në vdekje”. Poeti, jo vetëm në këto vargje, por në çdo poezi shpreh njëfarë gjakimi që derdhet natyrshëm nga shpirti në letër.
Tematikë interesante në trajtesën e poetit është frymëzimi nga pagjumësia që përvidhet si ngacmim i përhershëm lumi kristalor drejt atyre shtigjeve ku nis e soset jeta, por midis këtyre paraleleve lë gjurmët e shumta prej mijëra nuancash.
Atëherë, ndien mall për njerëzit, pragun e vjetër, kujtimet e largëta, fëmijërinë, harmoninë dhe magjepsjen, këtë ritual, pa të cilin nuk shkruhet poezia. Kjo, as që ka ndonjë lidhje me konvencat e mitizuara të jetës, ku individi pushtohet nga fluksi i ndjenjave dhe përsiatjeve, si katarsis…, në poezinë “Të pastrosh shpirtin” (12), ku shkruan: “Pasdite vonë pastroj me vërtik dhomën e shpirtit/ nga inatet, mllefet, dhimbjet, mëritë dhe trishtimet,/ …Ulërijnë në xham mllefet e braktisura të ditës së shkuar…/ Tek-tuk dhembja edhe mbetet edhe e pafshirë mirë…”. Midis këtyre kuptimësive, krijohen ngjeshje tematike të përafërta, ndërlidhëse, tek të cilat ruhet edhe shija estetike.
Vepra “Puthje të mbetura në ajër” është panoramë koloritesh ku shpirti i eksploron mijëra ndjesitë e veta, si ajo “Anija drejt bregut nxiton,/ pasagjer i vetëm i bordit të saj jam unë,/ përmallshëm pres të jem aty”. Në shtresime ndjenjash stinore, të kudondodhura gjenden ëndrrat, ëndrrat e poetit, në gatuar në pafundësi magjish.
Vepra e Odise Plakut, lë mbresën e dhjetëra copëza kujtimesh, nga ato më të bukurat a më të dhimbshmet, por që gjithherë mbeten kujtime të ngritura me ritmet e e jetës e të përshkruara me gjurmët e kohës.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 160 |
| ISBN | 9789928132871 |
| Redaktori | Bahir Avdiko |
| Published year | 2017 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Oriku është një djalë që nuk i është ndarë buzëqeshja që kur ka ardhur në jetë. Por kur u rrit ai nuk i linte dy gurë bashkë. Pasioni i tij janë kafshët. Prindërit i blejnë orikut të vogël një maçok. Por çfarë ndodh më pas me jetën e tij? Këtë dhe shumë gjëra të tjera do t’i mësoni teksa do të lexoni librin “Tri ndodhitë e Orikut...
Një përrallë e bukur kur realja dhe magjikja gërshetohen aq bukur; disa shoqe që jetojnë dy realitete vijnë me botën e tyre, me ëndrrat dhe dëshirat. Libri është shoqëruar me ilustrimet e piktorit Ergys Faja
Personazhi ynë ka një të veçantë: Ai është i dashuruar pas natyrës dhe kafshëve si asnjëri prej miqve të tij. Në këtë libër vijnë aventurat e vogëlushit Krisli kur shkon në fshat tek gjyshi i tij, Selimi. Në faqet e tij do të gjeni historitë e vogëlushit në udhëtimet që bën mes natyrës, detit, dhe botës së madhe të kafshëve. Libri është shoqëruar me shumë...
Në këtë libër janë përfshirë 14 tregime dhe novela të cilat vijnë me një përpjekje për të ndërtuar profilin e një rrëfimtari të spikatur. Historitë e rrëfyera janë ngjarje të ditëve tona, reflektime për të tashmen
I qartë, i saktë, i prirur për përshkrime deri në imtësi, Plaku e sjell të gjallë jetën reale dhe, nga ana tjetër, mjeshtërisht paraqet situata të tilla që lexuesi të përfshihet e të bëhet pjesë e rrëfimit, e jo vetëm si gjendje shpirtërore. Korpusi letraro-estetik i Odise Plakut ka një mënyrë të veçantë, origjinale e të kualifikuar. Ky libër, që pa...