Kliton Nesturi BOM0156
New product
“Në katin e tretë nuk troket askush” është libri me tregime i autorit Kliton Nesturi, që sapo ka dalë në libraritë e vendit. Mund të themi pa asnjë hezitim që është libri i tij më i mirë në gjininë e tregimit, por gjithashtu është edhe një pasurim të letërsisë shqipe me një botim cilësor.
10 Items
Shtëpia Botuese | OMSCA-1 | |
| ISBN | 9789928263025 | |
Janë tetë tregime të shkruara plot finesë ku ndeshen e takohen fate njerëzore, e ku secili prej tyre dallohet për origjinalitetin dhe ngjyrën që përcjell. Edhe në këtë libër, tek Nesturi spikatin ndjeshmëria artistike dhe mprehtësia krijuese, të cilat vijnë në një shkallë më të lartë. Ngjarjet e tregimeve të përfshira në këtë vëllim, rrokin një dimension të madh kohor, duke i përkitur epokave të ndryshme historike dhe sociale në jetën shqiptare përgjatë një shekulli. Në to, është fati i njeriut shqiptar, pavarësisht vendit ku është ndodhur dhe kohës. Rrëfimet karakterizohen nga nota dramatike, të cilat nuk vijnë si qëllim në vetvete, por si bashkudhëtare të zakonshme të jetës sonë. Edhe në këtë vëllim, Kliton Nesuri paraqitet si një autor i mprehtë ndaj temave sociale dhe shoqërore. Ai arrin të depërtojë thellë brenda botës psikologjike dhe shpirtërore të personazheve të tij, duke mundur t’i zbërthejë ata, mjedisin shoqëror dhe epokën në të cilën jetojnë në mënyrë sa më të plotë.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 235 |
| ISBN | 9789928263025 |
| Published year | 2018 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
Libri me tregime “Spaletat”, me autor Kliton Nesturi Diku një shitëse librash, ku koha e egër nuk ja ka zhveshur dot fisnikërinë,Diku një djalë i ri, ku dashuria e pastërt e të cilit ndeshet me murin absurd të politikës.Diku një kazan mbeturinash, ku gjendet një uniformë ushtaraku e braktisur. E kështu me radhë Kliton Nesturi na jep të shkruara me një...
Një roman ku jeta e pērditshme shpaloset bukur në ndërthurrjen kompozicionale që u bëhet temave: të miqësisē së sinqertë, të egos së paskruptull të karierës në punë, të lidhjes shpirtërore midis babait e vajzës së tij, si dhe të dilemave sociale në familje.
Kliton Nesturi kthehet pas gati një çerek shekulli me vëllimin poetik "I lindur bohem", pas vëllimit "Eldorado" botuar në vitin 1997. Rikthimi te poezia është si "Të kthehesh në Atdhe", e cila është poezia që paraprin 5 ciklet poetike të vëllimit: Në udhë, Fija e flokut tënd, Blloku i vjetër i trishtë, I lindur bohem dhe Udhëtim drejt vetvetes.