Pasioni mistik dhe epshor i Dukeshës Dë Lonzhe, e bën këtë libër kryevepër të romanticizmit të Balzakut. Njësoj si princesha e Klevesë dhe e Sanseverinës, Dukesha Dë Lonzhe është një nga hyjneshat e mëdha femërore të letërsisë franceze që bashkon në personin e saj një prestigj të trefishtë të bukurisë, lindjes dhe fatkeqësisë.
Ela Rubinsteini është dyzet vjeçe dhe martesa nuk duket e lumtur. Merr një punë nga një agjensi botimi, ku duhet të shkruajë një raport pasi të lexojë librin "Blasfemi e ëmbël", një roman i shkruar nga Aziz Zahara.
Jeta e tij u shua dhe që nga ajo kohë ka kaluar pothuajse një shekull. Krijimet e tij, dikur të ngritura në qiell nga gjithë bota, tani i ka mbuluar harresa; kanë mbetur disa vjersha të pavyshkura, disa strofa të pavdekshme prej "Çajld Haroldit" dhe "Don Zhuanit", por edhe ato janë ngurtësuar nën mbulesën e lavdisë dhe të nderimit.
Vëllezërit Shiler, Rashel dhe Malrih, janë mjaft të ndryshëm. Kanë lindur në një fshat të vogël në Algjeri nga një baba gjerman dhe nënë algjeriane, por janë rritur nga një xhaxha i moshuar në një nga getot e Francës. Ngjashmëritë marrin fund me kaq
Romani E vetmja rrugë i Azis Nesinit, ashtu si dhe shumë libra të tjerë të tij, të jep një ngjashmëri me realitetin tonë. Libri në fjalë të duket sikur je brenda psikologjisë sonë dhe ajo që gjen shpesh në librat e tij, pavarësisht kohës kur është shkruar, të duket sikur ngjarjet janë të momentit në të cilin ti jeton dhe personazhet që ai përshkruan të...
Për shekuj me radhë, vaji i freskët i ullirit është konsideruar domosdoshmëri dhe pjesë përbërëse e dietës ushqimore të njeriut.Por po sikur ky simbol i pastërtisë të jetë korruptuar? Duke nisur me një artikull të fuqishëm në The New Yorker, Tom Mueller është bërë ekspert botëror mbi vajin e ullirit, por mbi të gjitha mbi mashtrimin, madje krimin ushqimor...
"Elita", pjesë e serisë "Përzgjedhja", një nga seritë më të shitura sipas gazetës New York Times. Në fillim ishin tridhjetepesë vajza, tani kanë mbetur gjashtë.
Kjo enciklopedi nuk është dosido, por vjen si një botim i përshtatur me shije, i shoqëruar me imazhe të cilat e nxisin interaktivitetin dhe mendjen e fëmijës për të mësuar më shumë.
"Shqipëria komuniste dhe udhëheqësi i saj i ndjerë, Enver Hoxha, zor se kanë pasur informacion e kontakte të shumta me botën e jashtme". John Holliday kërkonte të zbulonte pikërisht misterin që vishte gjithë kështjellën e komunizmit, e kësaj fortese që kurrë nuk kishte pranuar hapjen me Perëndimin. Pikërisht ethet e burgut më të errët të Ballkanit mund të...
Jeta e Era Shpatit nuk ishte më ajo e mëparshmja. Disa orë të kaluara me një djalosh të panjohur, kishin ndryshuar një jetë të tërë.
Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin.
Një libër mbi dashurinë dhe seksin, famën, zemrën dhe mendjen, idealen dhe realen e dy personazheve postmoderne shqiptare
Të shkruara gjatë kohës kur Hemingueji ishte në kulmin e fuqisë së tij krijuese, në tregimet e tij Fitimtari nuk merr asgjë shkëlqen vula e talentit të veçantë. Karakteret, dialogët, mjediset, bota e brendshme, mund të kenë ardhur vetëm nga imagjinata e Heminguejit.
Kush është përgjegjës për vendosjen e komunizmit në Shqipëri? Si erdhi në pushtet Enver Hoxha? Kush luftoi në Shqipëri dhe kush bashkëpunoi me fashistët e nazistët? Cili është roli i Kosovës në fatet e luftës dhe të politikës shqiptare?
I frymëzuar nga copëzat e gazetave që kishte ruajtur për dy ish diktatorë afrikanë të akuzuar për kanibalizëm, gazetari Riccardo Orizio nisi rrugën për të gjetur tiranët e rënë nga pushteti në mbarë botën - për të parë nëse ata kishin fituar ndonjë perspektivë mbi veprimet e tyre ose nëse jeta dhe mendimet e tyre mund të hidhnin dritë mbi tonat. Shtatë...
Fjalor frazeologjik rusisht shqip me 25 160 shprehje frazeologjike
Romani ka në qendër aventurat dhe fantazitë seksuale të një vajze njëzetenëntëvjeçare, Izadora Uing, e cila përshkruhet nga autorja si e egër dhe inteligjente, neurotike dhe e paqëndrueshme, e çiltër dhe e hapur të rrëfejë mëkatet e saj deri në detajet më të imta dhe skutat më të fshehta ku fshihen ndjenjat dhe mendimet e gruas.