Dy dashuritë e reja të Anna Premolit

Anna Premoli A-005519

New product

Përshkrim i shkurtër

Anna Premoli, e vlerësuar si mbretëresha e romancës në Itali, vjen këtë verë të vitit 2020 me dy libra të rinj njëherësh para lexuesve shqiptarë: “Derisa dashuria të na ndajë” dhe “Një ditë e përkryer për të dashuruar”. Tashmë, këto janë dy libra që duhet të jenë në mini-bibliotekën e Anna Premolit edhe për të pasionuarit shqiptarë pas kësaj autoreje.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

2 160 Lekë

-10%

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra përmban:

1. “Derisa dashuria te na ndaje” nga Anna Premoli

Anna Premoli vjen me një tjetër romancë gjatë kësaj vere për lexuesit shqiptarë; sidomos për adhuruesit që do të lexojnë një tjetër lojë të madhe dashurie mes dy njerëzve që koha i detyroi të rrinë bashkë dhe pasionet i ndezin mes tyre: Një avokate dhe një prokuror, dikur në një auditor universiteti, plot urrejtje ndaj njëri-tjetrit dhe tani që pasioni i bashkon përtej konflikteve dhe interesave.....

2. “Nje dite e perkryer per tu dashuruar” nga Anna Premoli

Një roman shumë zbavitës dhe shumë i ëmbël nga mbretëresha e komedisë romantike italiane.

Po sikur një transferim i bezdisshëm pune të fshihte në vetvete një dhuratë të papritur fort të këndshme? Kajla Devis është një grua "metropolitane". Dhe gjithçka të Nju Jorkut e do me gjithë shpirt: trafikun, kaosin, turmat. E shquar për sarkazmin e saj dhe marrëdhëniet shkel e shko, Kajla synon të bëhet një gazetare me emër. Edhe pse për momentin kënaqet duke shkruar recensione për vendet më në modë të qytetit.

Rasti për të bërë hopin cilësor i paraqitet kur shefi i saj vendos ta dërgojë në një qytezë të humbur të Arkansasit, për të përgatitur një shkrim me peshë kombëtare për një temë krejt të veçantë... Kajla s'e lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucët e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s'para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije një vendi ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Por sidomos, Kajla nuk kishte llogaritur shfaqjen në skenë të Grejson Moirit.

A do t'ia dalë Kajla ta tregojë veten?

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanRomancë&Pasion
I ri1