Miranda Vickers njihet si analiste dhe komentatore e shquar e ngjarjeve bashkëkohore për Grupin Ndërkombëtar të Krizave. Në Shqipëri ajo është njohur nga një numër veprash të saj, disa prej të cilave janë botuar. Këtu veçojmë veprën: "Midis serbëve dhe shqiptarëve, një histori e Kosovës", "Shqipëria, nga anarkia te një identitet ballkanik", "Çështja...
I paparashikueshëm dhe tërheqës, një triller psikologjik që të bën të mbash frymën deri në faqen e fundit. Jérôme Vermilin - Métro "Një nga librat më të bukur të vitit." Gérard Collard - La Griffe Noire
Në vepër shihen, si rrallëkund, aktorë që ndërrojnë ngjyrat e veta, rolet, pozicionet, mendimet e qëndrimet, programet politike, grinden dhe prapë pajtohen, për të qëndruar mbi sipërfaqen politike dhe për të ruajtur, shpeshherë, interesat personale duke harruar në mënyrë tragjike interesin e përgjithshëm kombëtar e njerëzor. Adem Demaçi "Autorët duhen...
Kabuli i Yasmina Khadrës është ferri në tokë, një vend i urisë, frikës dhe mbytjes. J. M. Coetzee, fitues i çmimit Nobel, 2003 "Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse." Milwaukee Journal Sentinel
Tërheqës . . . Kathi ka kryer një akt heroik duke treguar hap pas hapi historinë e jashtëzakonshme të Dorës. Booklist "I rëndësishëm dhe plot vlera.... Historia e Dorës është historia e gjysmës së parë të shekullit të 20-të." Houston Chronicle "Prekës... Të lë plot mbresa... Mbush në mënyrë të mrekullueshme hendekun e kuptimit tonë për Kafkën." Boston Globe
Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!
Uillsoni është i sigurtë për një gjë: dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50-vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron.
Malorët: Një familje me njerëz me pamje të bukur por mashtrues dhe aventurierë- zonja me një bukuri të pazakontë, fama e të cilave shkon deri në brigjet e Amerikës. Në "Dashuro vetëm një herë", Rexhina Eshton, mbesa elegante e Lordit Eduard Malori, është rrëmbyer nga Nikolas Edennjë joshës arrogant me një të shkuar të dhimbshme.
Autori i bestsellerit "Sekretet e Ëngjëj dhe Djaj", ofron këtë herë udhëzuesin e parë shterrues për të gjithë misteret në Simbol i Humbur.
Një tregim i përshtatshëm për lexuesit më aventurierë. Publishers Weekly "Mënyra e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë e shkrimit të Lowry i shtyn lexuesit të përfyten me mendimet e tyre." Book Report "Një roman i fuqishëm dhe provokues." New York Times
Romani "Dhoma e qelibartë" i Steve Berry, është një thriller i fuqishëm që përdor ngjarje të jetës reale, dhe një rrëfim enigmatik që e lidh lexuesin që në kapitujt e parë.
Dy vëllezër vampirë, të mbështjellë nga hija e një misteri mijëvjeçar, luftojnë për dashurinë e Elenës së re. Dejmoni ka vendosur që ajo do të bëhet mbretëresha e territ dhe është i gatshëm të vrasë edhe të vëllanë që t'ia arrijë qëllimit.
Tre këndet e trekëndëshit fatal të dashurisë, Elena dhe dy vëllezërit vampirë: Stefani dhe Dejmoni, kanë një fat të përbashkët.
Amber Uokeri dhe vëllai i saj pak më i madh në moshë, Xhejku, kanë një baba të dhunshëm. Një natë Liami, shoku i ngushtë i Xhejkut, i cili banon përballë tyre, e sheh Amberin duke qarë në dhomën e vet dhe hyn nga dritarja për ta qetësuar. Pas asaj nate, raporti midis Amberit dhe Liamit ndryshon.
Janko Lavrin ishte poet, kritik, romancier, përkthyes dhe historian. Punoi si profesor I studime sllovene në Universitetin e Nottingham. Mbështetës I psikanalizës, shkroi atë që e quante "sudime psikokritike" të Ibsen, Nietzsche dhe Tolstoy.
Me "Dramën e shprehjes", jo vetëm vëmendja ime mund të shkëndijohet prej zbulimeve të befasishme. Ai mbetet një truall i begatë i fjalës së lirë, që ia del me sukses të zbulojë këta burime uji, qoftë edhe në shkretëtirën më të etur. Përmes labirintit të tij, ka vendosur të na i bëjë të njohura këto vlera me përulësinë e vet, që i ngjan një piedestali ku...
Duke u përpjekur të mbanin harmoninë familjare si fasadë, për hir të bindjeve fetare dhe tre fëmijëve të rritur, Winifred dhe Daniel Coulson fillojnë një trashëgimi, ku djali i tyre më i vogël, Donald, duhet të zgjedhë midis vlerave të së kaluarës dhe atyre të tashme.