Vasil Naçi, Alma Bici BAL004
New product
Ky set me tre libra vijnë enkas bashkë si një model drejt suksesit për sipërmarrjet shqiptare, bazuar mbi përvojat dhe komunikimin që ka përzgjedhur të bëjë me publikun Agna Group dhe presidenti i saj, z. Vasil Naçi. Nuk janë modele të mendjeve të shquara të botës, por janë këshilla dhe parime konkrete që gjenden në tre botimet e Agna Leadership Academy: “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”, “Vlerat bazë dhe bindjet për sukses” “Është rruga jonë, rruga e suksesit në Agna Group”
94 Items
Shtëpia Botuese | Agna Leadership Academy | |
Tani kemi edhe shembujt e biznesit shqiptar në rrugën e ndjekur, parimet dhe modelet e trajnimit të stafeve në fushat e menaxhimit, marketingut, lidershipit, shitjeve, komunikimit, etj. Në këtë fushë përvojën më të mirë e ka akumuluar Agna Group, presidenti i së cilës, z. Vasil Naçi, por edhe drejtuesit e tjerë të kësaj kompanie, e kanë ndarë me stafin e tyre, por edhe me lexuesin e gjerë.
Ky ka qenë motivi që e nxiti edhe Bukinist.al për ta pasuruar bibliotekën e çdo biznesi edhe me këto tre libra që po rekomandojmë sot: : “Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”, “Vlerat bazë dhe bindjet për sukses” “Është rruga jonë, rruga e suksesit në Agna Group”. Ne besojmë se këto tre libra ndihmojnë cilëdo kompani apo menaxher që po e kërkon suksesin në këto kohë.
“SJELLJA E PËLQYESHME DHE MENÇURIA NË KOMUNIKIM” (kliko këtu për ta blerë veç librin) përbën një kod rregullash e këshillash të sjelljeve të pëlqyeshme e të mençurisë në komunikim që përbëjnë çelësin e suksesit në jetën tonë personale dhe profesionale.
Gjithësecili prej nesh e gjen shumë lehtësisht veten në këtë libër midis një seti këshillash dhe sugjerimesh për:
– Sjelljet e pëlqyeshme
– Parimet bazë të sjelljeve të pëlqyeshme
– Pëlqyeshmërinë dhe bazat e saj
– Mënyrat e prezantimit dhe përshëndetjes
– Mençurinë dhe artin e komunikimit
– Mjetet e komunikimit dhe sjelljet e hijshme
– Komunikimin dhe sjelljen e pëlqyeshme në mjediset e punës
– Sjelljen kur ftojmë ose jemi të ftuar në evente
– Sjelljen në mjediset publike
– Sjelljen në familje
– Ndryshimin e një sjellje jo të mirë
Vlera dhe bukuria e dijes, si çdo gjë e vlefshme dhe e bukur në jetë, shtohet kur e ndajmë me të tjerët. Kjo është një ndër arsyet që Agna publikon këtë libër, i cili nuk adresohet vetëm tek njerëzit e botës së biznesit, por tek kushdo që kërkon harmoni dhe sukses në jetë.
“VLERAT BAZË DHE BINDJET PËR SUKSES” (kliko këtu për ta blerë veç librin) shërben për të kuptuar pse bëjmë biznes në një mënyrë të caktuar, si dhe na tregojnë si të punësojmë, si të shërbejmë dhe si të shpërblejmë. Ato shumëfishojnë fuqinë e veprave dhe rezultateve tona. Ato çlirojnë dhe drejtojnë energjinë, motivojnë njerëzit, sjellin fitime, si dhe nxisin rritjen e pandalshme. Vlerat bazë janë parakushte për sukses.
Vlerat personale mund të jenë të ndryshme për punonjës të ndryshëm të së njëjtës kompani.
Nëse vlerat e tua personale nuk përkojnë me vlerat bazë të kompanisë ku punon, atëherë duhet të mendosh me kujdes nëse mund të përshtatesh me këto vlera apo jo, dhe me kalimin e kohës t’i bësh të tuat. Nëse mendon se kjo nuk mund të ndodhë, atëherë ke zgjedhur punën e gabuar.
Vlerat bazë të përbashkëta dhe të padiskutueshme që autori gjen dhe aplikon në “Agna Group” janë: Integriteti, Respekti, Përkushtimi, Shpirti i Fitores, Ekselenca, Klienti/Konsumatori në Qendër të Vëmendjes.
Shpesh ne jetojmë me mendimin se ngjarjet kontrollojnë jetën tonë dhe se ambjenti rrethues përcakton atë ç’ka ne jemi. Kërkimet kanë treguar se ky është thjesht një iluzion, pasi në të vërtetë janë bindjet tona që përcaktojnë jetën tonë. E thënë më thjesht, janë bindjet apo besimet tona, të cilat nxisin veprimet dhe kuptimin që ne i japim çdo aspekti të jetës sonë.
Një bindje është një ndjenjë shumë e lartë sigurie. Ne jetojmë me grupe bindjesh apo besimesh mbi aspekte të ndryshme të jetës, si për shembull: mbi politikën, fenë, miqësinë, konkurrencën, si dhe me bindjet mbi atë që ne përfaqësojmë. Një sistem i qëndrueshëm bindjesh konsolidohet nga eksperienca dhe njohuria.
“ËSHTË RRUGA JONË” (kliko këtu për ta blerë veç librin) përfaqëson filozofinë e biznesit në Agna Group, filozofi e cila është ndërtuar mbi përvojën dhe njohuritë e themeluesve e punonjësve të Agna Group, për t’u pasuruar edhe me modelet më të suksesshme të biznesit modern në mbarë botën.
Në këtë libër paraqiten shtatë kolonat e filozofisë së biznesit të Agna Group. Ato janë: Në themel vlerat bazë; Frymë udhëheqje në çdo nivel; Përmirësim i vazhdueshëm; Komunikim i hapur dhe me respekt; Mençuri në vendim dhe shpejtësi në zbatim; Përballemi me realitetin dhe vendosim objektiva sfidues; Vetëdisiplinë dhe argëtim.
“Është rruga jonë” shpreh frymën, parimet udhëheqëse, kulturën e korporatës dhe mënyrën sesi synon të punojë Agna Group. Kjo filozofi biznesi e Agna Group është e thjeshtë, e qartë dhe solide. Ajo shpreh tiparet e veçanta dhe besimet e organizatës, ndërkohë që udhëhiqet nga parime e vlera që janë jetësore për organizatën, si dhe për marrëdhëniet e saj të biznesit me palët e tjera. “Është rruga jonë” është ndërtuar dhe mbështetet tek ajo që Agna Group bën dhe ato që dëshiron të bëjë, duke qenë kështu busulla e punës, projekteve dhe planeve të saj në të ardhmen.
Kjo formulë unike është një udhërrëfyes për çdo punonjës që e ka lidhur jetën me këtë biznes dhe e sheh të ardhmen brenda tij. “Është rruga jonë” ndihmon çdo anëtar të organizatës të kuptojë se si mund të arrijmë suksesin, si mund të kemi një jetë më cilësore, si mund të shtojmë vlerë për klientët, konsumatorët dhe komunitetin në mënyrë strategjike dhe largpamëse.
Lloji i botimit | Hard Copy |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | Parë |
Saranda is a great location for summer travelers who want to relax and enjoy the hospitality of its people. Whether you want to relax on the beach and swim to one of the islands in Ksamil, visit ancient archaeological sites like Butrint, or perhaps just enjoy a nice meal or drink next to the glistening Ionian sea, you will likely find yourself charmed by...
Perfect for fans of Mhairi McFarlane, Laura Jane Williams and Josie Silver. In the space of a week, Katharine Patterson has quit her job, decided to move back home, and broken up with the guy she thought was the one.
* Instant NEW YORK TIMES and USA TODAY bestseller * * GOODREADS CHOICE AWARD WINNER for BEST DEBUT and BEST ROMANCE of 2019 * BEST BOOK OF THE YEAR* for VOGUE, NPR, VANITY FAIR, and more! *
Ne kete liber te domosdoshmer per kedo qe kerkon te arrije sukses, psikologia pinoere, Angela Duckworth u tregon prinderve, studenteve, edukatoreve, atleteve, biznesmeneve (me dhe pa pervoje) se sekreti i arritjes se jashtezakonshme nuk eshte talenti, por kombimini i vecante i pasionit dhe kembenguljes te cilen ajo e quan force e karakterit, - vendosmeri
Një libër i cili kryesisht u dedikohet departamenteve studimore të muzikologjisë. Lexuesit, përmes saj, do të mësojnë të ndërtojnë analiza të plota harmonike dhe formale të muzikës, të nxjerra nga veprat instrumentale të Haydn, Mozart e Beethoven. Libri ilustrohet me mjaft shembuj muzikorë të shënuar për secilën temë të mbuluar.
Kjo vepër bën përmbledhjen në formë atlasi të tërë njohurisë për kulturën dhe qytetërimin islam. Në të përshkruhen botëkuptimi i Islamit, besimi, traditat, institucionet dhe rrënjët që Islami ka lëshuar brenda kulturave të tjera. Kjo vepër e pasuruar me ilustrime, tabela dhe harta paraqet sferat e shumta të jetës, si: adhurimet e përditshme të...
Një libër i cili flet për Biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës, për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që kultivuan mendimin islam në këtë qytet dhe rrethinë.
Një fjalor që ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash, ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori i tillë, do tu shërbejë studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shkencave politike, por edhe punonjësve të diplomacisë.
Libër i cili trajton periudhën post-komuniste ose periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që e ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vëllimi i pestë i librit DYZET NET V është si vazhdë e katër vëllimeve të botuara më parë, që nëpërmjet porosive kuranore përpiqet ta paraqesë fotografinë e plotë të Islamit dhe të shtrojë një rrugë, e cila do të na bënte të lumtur në këtë dhe në botën tjetër. Këto ligjërata, në fakt, paraqesin një bashkësi të njohurive shkencore teologjike dhe të...
Kjo vepër është një përzgjedhje tregimesh nga përmbledhjet e njohura të Mahmud Tejmurit. Tejmuri ka fituar shumë herët një popullaritet të madh. Përveç kësaj, ai është novelisti arab më i përkthyer në gjuhët e huaja. Ndonëse kjo vepër është ribotim, ndërsa botimi i parë i këtij libri është bërë para Kongresit të Drejtshkrimit, botuesi ka vendosur që këtë...
Një libër me një përmbajtje shumë interesante, me tregime të shkurta, por shumë domethënëse, të cilat autori i ka ndarë si: TwiTregime, PorTregime dhe ProfeTregime. Milazim Krasniqi edhe kësaj radhe, me një mjeshtri të veçantë, na e sjell shpirtëroren, atë pjesë që ndër vite është shtresuar në kujtimet e tija.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një vepërmonumentale që flet mbi jetën dhe veprimtarinë kolosale të kryejuristit të madh, Ebu Hanifes. Një vepër që mbulon nevojat e myslimanëve të hapësirës shqiptare për tu njoh me këtë vigan që la gjurmë të pashlyera në analet e Historisë së jurisprudencës islame.
Viteve të fundit vërehet një zgjim i interesimit si në botën perëndimore ashtu edhe atë islame mbi veprat që kanë të bëjnë me misticizmin. Megjithatë, pavarësisht vonesës, studiuesit myslimanë gjithashtu kanë arritur në të njëjtën pikë të studimeve dhe kanë nisur publikimin e punimeve të kësaj disipline.
Një doracak mbi rrjedhën e Islamit gjatë Historisë. Libër ky i cili i mbulon nevojat e një myslimani, të cilët i mungon dija për fenë e tij, dhe mjaftueshëm për nevojat e një jomyslimani i cili për Islamin nuk ka njohuri.
Mendimtari Sejjid Hussein Nasr në këtë vepër e cila është e përkthyer në shumë gjuhë të botës synon të nxjerr në pah, natyrën e shkencës islame, mënyrën se si duhet studiuar ajo dhe raportin mes Islamit e shkencës në përgjithësi.
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj.
Ky libër përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së Historianit të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori që nuk ka të dytë dhe që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në Historinë botërore. Autori e analizon funksionimin ditor të strukturës ekonomike...
Një tekst provokues mbi të ardhmen e SHBA-së si udhëheqës global, që po përballet me sfida siç janë çështjet racore, emigracioni dhe krimi, por që udhëheqë në shumë sektorë të rinj, teknologjia e informacionit, bioteknologjia etj.
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë ekzotike e plot energji të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia. Dy profesorët, njëri nga Universiteti Fraser dhe tjetri nga Victoria, shqyrtojnë thellësisht Lindjen e...
Libër tejet i vlefshëm mbi administrimin, i shkruar nga një njeri i cili ka qenë pjesë e kompanive të ndryshme.
Një libër që heton evoluimin shumëvijor të sociologjisë së shkencës, duke përballur qasje të ndryshme teorike rreth disa temave, si: parimet bazë të bashkësisë shkencore, format organizative të punës shkencore, implikimet epistemologjike të analizës sociologjike të shkencës, përcaktimi social i zgjidhjes së problemeve, përmbajtja e teorive, arsyetimi...
Me këtë vepër Wunenburger plotëson një zbrazëtirë të madhe në sferën e polemologjisë morale në kulturën tonë të përgjithshme dhe, në veçanti, në atë të shkencave sociale, por edhe e pasuron literaturën tonë shkollore dhe universitare për lëndën e etikës.
Libër mbi çështjet identitare, format e ndryshme të identitetit kolektiv (qytetar, politik), etnik dhe kombëtar dhe raportet e tyre të ndërsjella. Autorja vë në dukje se identiteti është një cilësi qenësore e ekzistencës njerëzore, që nuk nënkupton vetëm mbijetesën e thjeshtë, por shënon njerëzoren e individit, si individualitet i veçantë.
Presidenti i Agna Group, trajnuesi dhe filantropi Vasil Naçi dhe Dr. Alma Bici sjellin për lexuesit librin e ri “Rruga jonë, rruga e suksesit në biznes”, - i cili në vetvete përmbledh një përvojë të gjatë në zhvillimin e kompanisë Agna Group dhe që ofrohet si model edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Libri është një variant i përpunuar i botimit të...