Me daljen e numrit të parë të revistës kulturore-artistike BOTA SHQIPTARE (tetor 1992) merr udhë zanafilla e shtëpisë së librit dhe të filmit BOTA SHQIPTARE, që krahas botimit të letërsisë do t’i kushtojë po aq vëmendje realizimit dhe prodhimit të filmit dokumentar dhe vizatimor.
Duke u prezantuar para lexuesit dhe artdashësit shqiptar me këto dy gjini tepër të dashura, BOTA SHQIPTARE krijoi dhe kristalizoi fizionominë e saj unikale.
Shtëpia e librit dhe e filmit BOTA SHQIPTARE e ka pasuruar bibliotekën shqiptare me mjaft autorë të shquar, me tema të reja dhe botime të shumëllojshme nga fusha të ndryshme; ekranit shqiptar i janë shtuar filma me tema madhore nga historia dhe figurat e shquara të kombit shqiptar, si dhe mjaft filma të animuar për fëmijë.
Kujdesi i vazhdueshëm si dhe serioziteti në përzgjedhjen e autorëve, titujve të librave dhe skenarëve të filmave nga një staf profesionistësh ka bërë që shtëpia e librit dhe e filmit
BOTA SHQIPTARE të renditet ndër botuesit dhe producentët më prestigjiozë dhe të vlerësuar në vend.
Gjatë kësaj periudhe BOTA SHQIPTARE realizoi dhe prodhoi mbi 30 filma dokumentarë dhe të animuar si dhe ka botuar mbi 300 tituj librash. Nga viti në vit u rrit dukshëm gama e botimeve duke shënuar mbas vitit 2004 një hop të rëndësishëm cilësor, jo vetëm në përzgjedhjen e autorëve dhe bashkohësisë letrare, por edhe në imazhin e botimeve me paraqitje të lartë grafike dhe prurjes së përkthyesve të talentuar
Ky është një nga librat e pashmangshëm për të nxitur fantazinë dhe botën e aventurës te fëmijët tuaj. Përherë mbetet i rekomandueshëm në të gjitha tekstet jashtëshkollore
Vendi më i përbashkët dhe i abuzuar: femrat mendojnë, përpunojnë, reflektojnë, analizojnë (me pak fjalë, ndërtojnë një mal me paranoja) ndërkohë që meshkujt ndjekin instinktin (janë më kafshërorë). Me fjalë të tjera, organi që mbizotëron, varet nga gjinia e personit: Nëse për femrat është truri, që shpesh ushqehet dhe nxitet nga zemra, për meshkujt është...
Pongo dhe Missis kishin një jetë të bukur me kujdesin e përkryer njerëzor, të rrethuar nga dashuria e tyre, qenushët jetojnë në rehati në një shtëpi në Londër bashkë me 15 qenushë të tjerë dalmatë, të dashur dhe të admiruar nga të gjithë. Por ata zhduken një ditë nga shtëpia dhe nuk është në gjendje për ti gjetur as Scotland Yardi. Ky libër është një ndër...
VRAPO, KËRCE, RRËSHQIT, KACAVIRRU, FSHIHU, ZBULO, SHPIK, NDËRTO, MENDO, SHKRUAJ, ËNDËRRO... - NJË UDHËZUES PËR 50 AVENTURA. 50 misione vetëm për guximtarët e vërtetë. Je gati ta pranosh sfidën?
Zbavitës, i drejtpërdrejtë dhe praktik, libri "7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm" është një guidë që të ndihmon hap pas hapi se si të përmirësosh besimin te vetja, të lidhësh miqësi, t'i rezistosh presionit të bashkëmoshatarëve, të arrish synimet, të shkosh mirë me prindërit e shumë më tepër.
Një kokteil shpërthyes suspanse dhe imagjinate Eduart Dutour, ELLE "Guillaume Musso manovron artin e suspansës me efikasitetin e mjeshtërve të trillerave amerikanë" Anne Berthod, L'Express
Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Me heroinën e saj të këndshme dhe mbresëlënëse, "Abacia e Northangerit" mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit.
Adami i fshehur është një përmbledhje me rrëfenja onirike, tregime dhe etyde; është një mozaik shkrimesh të shkurtra. Libri është një shembull i rikompozimit të zhanreve, sepse autori shfaq një trajtë të re të rrëfimit, me një zhanër postmodern.
Adami i fshehur është një përmbledhje me rrëfenja onirike, tregime dhe etyde; është një mozaik shkrimesh të shkurtra. Libri është një shembull i rikompozimit të zhanreve, sepse autori shfaq një trajtë të re të rrëfimit, me një zhanër postmodern. ?
Libri "Agimi" është një meditim mbi kompromisin, justifikimin dhe sakrificat që bën një njeri kur i merr jetën një tjetër njeriu. I pushtuar nga horrori i të kaluarës dhe dilemat shqetësuese të së tashmes, Elisha - një burrë i ri hebre, i mbijetuar i Holokaustit - lufton me fajin, fantazmat dhe Zotin, ndërsa pret orën kur duhet të kryejë ekzekutimin.
Ky libër është pjesë e serisë së Butchart me fantazitë dhe aventurat në shkollë. Kësaj radhe me zonjushën Xhons ndodh një ndryshim i papritur, saqë nxënësit e saj mendojnë se e kanë pushtuar alienët: Por si ka ndodhur dhe pse? – këto dyshime i gjeni te romani fantastik, një bestseller ndërkombëtar
Historitë më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave.
Jules Verne, një shkrimtar i njohur francez, i konsideruar si "babai" i fantashkencës. Është autori i dytë më i përkthyer i të gjitha kohëve, menjëherë pas Agatha Christie me 4162 përkthime. Shpikjet e përshkruara në shumë prej librave të tij më të famshëm tashmë janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të tërë krijuesish e shpikësish.
Kjo biografi e shkëlqyer e MelaniaTrampit nga gazetarja Mary Jordan, fituese e Çmimit Pulitzer të gazetës "Washington Post", "zbërthen me shkathtësi dhe pa asnjë agjendë Melaninë" (NBC News), e cila ka në Shtëpinë e Bardhë më tepër ndikim nga sa kujtojnë shumë njerëz.
Vepër e dramaturgut të njohur gjerman Bertolt Breht, "Arturo Ui" u shkrua në vitin 1941 dhe tregon për shkëlqimin e Ui, një kriminel i Çikagos. Breht e shkroi veprën për vetëm tri javë ndërkohë që ishte në Helsinki, në pritje të vizës amerikane.
Dashurinë, atë të vërtetën, e ndien kur mbërrin. Të godet në zemër dhe kokë, dhe në atë pikë është tepër vonë: largësia, stuhitë e vogla e të mëdha, asgjë nga këto nuk mund ta ndalë. Dhe është e pamundur të harrosh. E di mirë Leonardi, që e ka ndier t’i përvëlojë lëkurën dhe ende nuk arrin të çlirohet nga kujtimet. Kishte pasur plot gra pas ikjes së...
Një grua e re hedh veten në erë mes një restoranti të mbushur plot në Tel-Aviv. Doktori Amin Xhafari, kirurg izraelian me prejardhje arabe, operon pa pushuar të mbijetuarit e sulmit vetëvrasës.
Shkrimtari i shumëpëlqyer dhe ilustruesi fitues i Medaljes Caldecott, Dav Pilkey, u jep lexuesve të vegjël një aventurë të mrekullueshme me këtë libër jashtëzakonisht zbavitës, plot veprim dhe që lexohet me lehtësi. Me vizatimet e bukura në çdo faqe, Aventurat e Kapiten Brekushit është një libër i përshtatshëm si për fillestarët ashtu edhe për lexuesit më...
"Aziatikë çmendurisht të pasur" është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet që ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të Mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Ndryshe nga qëndrimet e Athinës zyrtare apo pseudo-shkencëtarëve të indoktrinuar, të cilët ngulmojnë që Greqia nuk pa pasur kurrë ndonjëherë probleme me komunitetet, historiani Jorgos Margaritis sjell fakte mbi të kundërtën, duke dëshmuar kështu ndërhyrjet dhe padrejtësitë që shteti grek ka kryer ndaj minoriteteve ndër vite dhe diskriminimin e vazhdueshëm...
Sikur të kishim një botë ideale, shkrimtarja turke Elif Shafak do të merrte shumë më tepër vëmendje për të shkruarin e saj të zellshëm e imagjinativ, e më pak debat për komplikimet politike të veprës... Një vështrim i gjallë mbi familjen dhe Stambollin bashkëkohës nga dy gra të reja, njëra turke e tjetra armeno - amerikane. USA Today
Zbavitu duke lexuar këta libërtha të këndshëm për kafshët. Pastaj ktheji mbrapsht dhe vendosi bashkë për të krijuar pazëllin e kafshëve.
BIG NETI DO T’UA KALOJË TË GJITHË TË TJERËVE! Do të fitojë apo do të humbë Neti? Do të arrijë atë që do, apo do të dështojë? Apo, do të përfundojë PËRSËRI... në dhomën e dënimit? Por, nuk do të jetë e lehtë. - Ai ka përballë Xhinën, armiken e tij të përhershme, e cila mund të prishë gjithçka!
Kur Luka përballet me Jashtëtokësorët, binjaku i tij i superfuqishëm që vjen nga një dimension tjetër, është shumë i dyshimtë. Askush nuk udhëton në kohë dhe hapësirë pa plan, dhe ky plan zakonisht është i keq. Pra, çfarë kërkon Jashtëtokësori? Dhe pse është kaq i paarsyeshëm IRRITIMI? Nga flokët e tij të Superhero-it tek këpucët e tij me raketa,...
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të Mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
A ekzistojnë ende bosët apo mafia është copëzuar në njëmijë realitete lokale që kontrollojnë vetëm pjesë të vogla të territorit? Apo ndoshta është bërë globale dhe tentakulat e saj shtrihen edhe përtej Italisë? Cilët janë sot liderët e klaneve?
Mihallaq Qilleri është ndër shkrimtarët që vazhdon traditën e shkrimit të prozës së shkurtër, që nga koha e realizimit socialist deri në ditët tona, duke dëshmuar sakrifica dhe vlera të spikatura narrative, artistike...
Ky roman është një histori epike dashurie, që sjell historinë e një çifti, ku forca e brendshme e pasionit triumfon mbi të kaluarën e vështirë dhe komplekset që marrim me vete në jetën tonë