Jean Giono DK0072
New product
Ky libër është një nga kryeveprat e Jean Giono, i cili sot konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë europiane. Veprën e natyrës epike shpesh e kanë krahasuar me romane të tillë të mëdhenj aventurash, si ato të Stendalit, të Dymasë, apo të Melvilit
9 Items
Shtëpia Botuese | Botimet IDK | |
| ISBN | 9789928136442 | |
Rreth librit
Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish-oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830-të nga një epidemi kolere. Një i ri për të cilin nderi qëndron mbi gjithçka, përherë i gatshëm ta verë jetën në rrezik për të tjerët, ai nis kështu udhëtimin nëpër një peizazh ku sundon e plotfuqishme vdekja, duke kaluar një mori aventurash, derisa takohet me një grua të re, të bukur, e cila ka nevojë për ndihmë.
E kështu ai ka rastin të vihet në shërbim të saj, dhe së bashku përshkojnë Jugun e Francës në kërkim të shpëtimit. Një roman epik, të cilin shpesh e kanë krahasuar me romane të tillë të mëdhenj aventurash, si ato të Stendalit, të Dymasë, apo të Melvilit.
Rreth autorit
"Jean Giono - një prej gjigantëve të letërsisë moderne europiane."
The Living Age
"Ai është sot një prej romancierëve më të rëndësishëm të Europës."
The Times Literary Supplement
| pages | 432 |
| ISBN | 9789928136442 |
| Shtëpia botuese | IDK |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Donika Omari |
| Roman | Sagë&Histori |