Giorgio Bassani DK0002
New product
Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s’është veçse një kafshë? ‘Gjyzlyket e arta’ është historia tepër emocionuese e një jete njerëzore të shkatërruar pikërisht nga ata që ai i konsideron fqinjët e tij
10 Items
Shtëpia Botuese | Botimet IDK | |
| ISBN | 9789928136398 | |
Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian. Në qendër të veprës është figura e doktor Fadigatit, një nga njerëzit më të respektuar e të vlerësuar të shoqërisë së kamur qytetase deri ditën kur në qytet nisin të përhapen fjalë se doktori, i cili ndonëse mbi të dyzetat ende s’është martuar, na është homoseksual. Sidoqoftë, fillimisht duket sikur s’ka fakte për të konfirmuar këto fjalë, dhe ‘shoqëria e respektueshme’ ferrareze preferon të mbyll sytë, duke gjykuar se, së paku faqe botës, sjellja e doktorit vazhdon të mbetet e paqortueshme. Por ja që një ditë prej ditësh, befas plas skandali: merret vesh se mjeku i nderuar na qënka i dashuruar me një djalë të ri student...
‘Gjyzlyket e arta’ është historia tepër emocionuese e një jete njerëzore të shkatërruar pikërisht nga ata që ai i konsideron fqinjët e tij.
Giorgio Bassani (1916-2000) konsiderohet një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm italianë dhe europianë të shekullit të XX, fitues i çmimeve letrare më prestigjioze në Itali. Ndër veprat e tij kryesore mund të përmenden ‘Kopshti i Finci-Kontinëve’; ‘Romani i Ferrarës’; ‘Pas portës’; ‘Çafka’; ‘Aroma e sanës’. Pjesa më e madhe e veprave të tij janë bërë gjithashtu filma.
| pages | 155 |
| ISBN | 9789928136398 |
| Shtëpia botuese | Botimet IDK |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Beti Njuma |
Historia e një dashurie fatkeqe në sfondin e Italisë fashiste në prag të Luftës së Dytë Botërore. Një roman i paharrueshëm e mjaft prekës për kujtesën, që rikrijon një periudhë tragjike të historisë.