Catalog
Viewed products
Subcategories
Ky Libra të mëson se si të komunikosh me pjesëtarët e familjes tënde dhe të zgjidhësh situatat e grindjeve kur ndodhin. Përvetësimi i këtyre këshillave ju hap derën për më shumë kënaqësi dhe humor me njerëzit e zemrës, me të cilët jetoni.
Në këtë punim shihet qartë se Lamberci kishte arritur që atëherë ta njihte shumë mirë shqipen. Kjo e ka lejuar të zbulojë e të vërë në dukje edhe vlerat e ngjyrimet stilistike të fjalive kushtore. Krahasimet me gjuhët romane, veçanërisht me rumanishten, si dhe me greqishten e vjetër e të renë i japin këtij punimi një vlerë të veçantë për sintaksën e...
Botimi i parë i këtij libri ka qenë libri më i shitur në botë mbi djemtë. Madje njerëzit e kanë preferuar shumë, e kanë mbajtur gjithnjë te koka e krevatit, duke e përdorur dhe lexuar shumë. Nëna djemsh gjithandej i kanë cytur burrat e tyre, duke u thënë: Dëgjo pak këtu, se çthotë...!.
Ky Libra është një udhërrëfyes për të gjitha femrat me defekte. Këtu do të zbuloni teori të ndryshme, si: "rituali i ballukeve", "teoria e pjatës me kikirikë" ose koncepti universal i teorisë "të dalë ku të dalë".
Bota e fshehtë e internetit, jeta virtuale që vitet e fundit ka zëvendësuar atë reale, vjen në faqet e librit Vajza online, nga autorja e njohur në mbarë botën, Zoe Sugg.
Ky liber analizon vetevleresimin e femijeve te kesaj moshe dhe i sugjeron prinderve sjellje pedagogjike per ta ndihmuar kete zhvillim.
Në shtratin e personazhit kryesor Ulpian Agshtegu, nuk dergjet vetëm individi apo episodi i shtjellur nga një subjekt i caktuar, por aty vigon vet qenia njerëzore në krejt plotërinë e saj. Pikërisht në atë shtrat plandosemi pashmangshmërisht të gjithë ne, njëri pas tjetrit, ashtu si drejt një destini të pashmangshëm, pararendës dhe pasardhës të renditur...
Koha për të vrarë është romani i vetëm i autorit italian Ennio Flaiano. I botuar në vitin 1947, në të njëjtin vit fitoi çmimin prestigjioz Strega. Romani është një alegori e eksperiencës së Italisë kolonialiste në Afrikë.
Të numërosh yjet është një roman historik nga autorja amerikane Lois Loëry, rreth arratisjes së një familje hebreje nga Kopenhageni gjatë Luftës së dytë Botërore.
Po të jem gjallë, do të pres natën për të menduar. Natën, aq të dashur për mua! Natën, arsyeja fle. Ekzistojnë vetëm sendet. Ato që vërtetë janë të rëndësishme, marrin përsëri formën e tyre, u mbijetojnë shkatërrimeve të analizave të ditës.
Vetë titulli, i pasuar edhe nga nëntitulli: Pse kemi politikanë të pasur dhe qytetarë të varfër? - paralajmërojnë shtjellimin që vjen në faqet e këtij libri.
Nje nga historite me te bukura te spiunazhit me protagonist kryesor te famshmin Iljaz Bazna - Ciceroni
"Gjithçka që kishte të bënte me personalitetin e tij, përfshirë edhe defektet e dukshme, ishte e një kalibri të madh, e një përmase të panjohur në Francë që prej kohës së Napoleonit." Dejvid Brus, diplomat amerikan
Joel Schmidt propozon një vështrim tjetër ndaj figurës historike, Robespieri. Në fillimet e karrierës së tij si gjykatës i ri, Robespieri ngurron të nënshkruajë një vendim me vdekje, ndërsa revolucioni e transformoi, duke i ngjallur një mendim sa ndriçues po aq dhe çnjerëzor.
Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë.
Ky botim shënon përpjekjen e parë në këtë fushë për njohjen e plotë të historisë 2400- vjeçare që kaloi populli shqiptar i Kosovës. Në mënyrë sintetike, libri pasqyron rrugën e gjatë mijëravjeçare të Kosovës së sotme, e cila në antikitet njihej nga emri i fisit ilir Dardan.
"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.
"Hulumtues i kujdesshëm, shembuj bindës, forcë retorike dhe si pasojë, dëmi që shkakton politika. Rekomandimi i tij përfundimtar është dialogu, duke respektuar gjithnjë dinjitetin dhe identitetin e komuniteteve sociale. Ky është një Libra që na sjell të argumentuar klimën e frikës, që rrjedh nga "loja e fshehtë e politikës", që luhet në mbarë botën." Wole...
Një Libra mbi misionin e Pasquale Luginit në Shqipëri ndërmjet Kryqit të Kuq dhe drejtuesit të lartë fashist.
Krisma në Parlament: trazirat e 1924-ës, vrasja e dy amerikanëve dhe Avni Rustemit, roli i Beogradit dhe revolucioni pa krye i Nolit
Në faqet e këtij libri do të gjeni dëshmitë e disa prej drejtuesve më të lartë të ushtrisë shqiptare, në vitet 1980-1990, kur u shfaq hapur kërkesa legjitime për Kosovën Republikë. Një pjesë e tyre janë botuar në gazetën Shekulli gjatë viteve 1998-2000, kur nisi dhe përfundoi me sukses lufta e vërtetë midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë së...
Djali i ëndrrës së vrarë është varianti i Janulla Rrapit mbi historinë e dashurisë së djalit të saj, Renatos, me vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, Gresën, një histori që sipas saj ka përfunduar tragjikisht.
Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal",është një Libra i shkruar nga ylli i kinemasë hollivudiane, Jim Belushi me nota të thella autobiografike, ku aktori ka provuar te jetë në rolin e shkrimtarit. Ndoshta talenti i tij ka shkëlqyer në kinematografi, por nuk e ka ndier veten të realizuar pa thënë ato që vetëm ai i di për jetën nëpër te cilën ka shkelur
Muza poetike e ngjyros jetën e Lediona Brahos si bojërat telajon e një piktori: Ajo është agu dhe muzgu i ditëve të saj, fillimi dhe mbarimi i gjithçkaje që e bën të jetë ajo që është.
Ngjarje dhe personazhe realë në një realitet artistik interesant që zbërthen disa nga dilemat e shqiptarëve
Vetë autori në parathënien e librit rrëfen për lexuesit se këtë vepër artistike, të mbështetur plotësisht në fakte historike, ua kushton mijëra kozakëve që u tradhtuan në vitin 1945, në qytetin mesjetar të Linzit, Austri.
Romani "Karriera e Rugonëve", që siç thotë vetë autori, shkrimtari i shquar francez E. Zola, "duhet të quhet me titullin shkencor: Origjina", është romani i parë i ciklit të Rugon Makarëve ku autori paraqet jetën dhe zhvillimin e një familjeje nën Perandorinë II.
Ironia e Sokratit është vështrim psiko-sociale dhe kriminogjene, një evolucion mbi të drejtën penale, mbi një trend sokratik.
Gruaja e Pilotit është një bestseller ndërkombëtar që e ka ngjitur Anita Shreve në majat e letërsisë bashkëkohore amerikane. Aspekti psikologjik i humbjes së njeriut të dashur dhe rindërtimi i jetës pas një fatkeqësie të tillë, hulumtohet thellë në përpjekje për tiu përgjigjur pyetjes: sa mirë mund të arrijmë ta njohim dikë? Gruaja e Pilotit është një...
Qyteza e Lejkvillit është ndërtuar mbi mistere dhe të fshehta, groposur në tokë dhe mbytur në liqen.