Artemisa e mekatit View larger

Artemisa e mekatit

Petrit Palushi BOG0091

New product

Përshkrim i shkurtër

Në romanin Artemisa e mëkatit, paraqitet bota e femrës. Nuk është lehtë të kuptohet bota e femrës; gruaja e romanit në fjalë, Artemisa, është vetë një dilemë. Këtu na del misteri i botës së femrës si grua dhe sidomos të gruas si personalitet: Artemisa një botë e panjohur dhe e vështire ose edhe pamundur për tu deshifruar nga lexuesit.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789995638795

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ndryshimet që ndodhën në shoqërinë shqiptare rënia e ideologjisë komuniste dhe demokratizimi i raporteve shoqërore e njerëzore ndikuan edhe në letërsi dhe arte. Krijuesit e vërtetë me vepër e treguan personalitetin e tyre, ndërsa të tjerë, edhe pse vazhduan të botojnë edhe më tej, vetëm sa e rëndojnë botën e letërsisë pa na dhënë vepra që i qëndrojnë kohës, pa marrë parasysh patericat e kritikës klanore që i mbështet. Një krijues krejt i veçantë që u shfaq në letrat shqipe pas viteve 90, është Petrit Palushi, i cili pos si romansier, herë pas here merret me publicistikë dhe eseistikë, njihet edhe si studiues i letërsisë shqipe, veprat kritike të të cilit janë: Shkrimtari dhe anatema (1995), Misteri i rrëfimit, (1999) etj., por që me këmbëngulje e kultivon prozën dhe mbetet prozator deri në fund, i dalluar në fushën e romanit. E tërë proza romanore e tij përbëhet nga këto vepra: Përroi i Andrrës (2004), Tri motra në një qytet (2006, botimi i dytë 2011), Artemisa e mëkatit (2010), Njeriu që kujdesej për varrin e vet (2007) dhe Këpucët e Kaltrinës (2013). Por Petrit Palushi nuk ndalet, ai vazhdon të punojë në projektin e tij romanor i cili nuk mbyllet me këto vepra, sepse ai vazhdon të krijojë vepra të reja. Shënoj gjithashtu se në vitin 2011 është botuar libri i studiuesit Halil Haxhosaj Vështrim në prozën romanore të Petrit Palushit, ku shqyrtohen tri romanet e para të Palushit. Këtu duhet të shtojmë se Petrit Palushi është ndër të parët dhe ndoshta edhe i vetmi, i cili e ka ndriçuar figurën heretike dhe antidiktaturë të Havzi Nelës me veprën Kryqëzimi i Havzi Nelës (2008), gjithashtu është autor i librit-ditar Kukësi në 79 ditë (1999), në të cilin përshkruhet eksodi i shqiptarëve të Kosovës gjatë periudhës së bombardimeve të vitit 1999.

Data sheet

pages118
ISBN9789995638795
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë