Petrit Palushi BOG0094
New product
Në shtratin e personazhit kryesor Ulpian Agshtegu, nuk dergjet vetëm individi apo episodi i shtjellur nga një subjekt i caktuar, por aty vigon vet qenia njerëzore në krejt plotërinë e saj. Pikërisht në atë shtrat plandosemi pashmangshmërisht të gjithë ne, njëri pas tjetrit, ashtu si drejt një destini të pashmangshëm, pararendës dhe pasardhës të renditur në një vargëzim të përjetshëm në mote të përkundërt, endur si në një përjetim sonambul përkunden gati pavetëdijshëm, bindur si nën ritmin amorf të një marshi funebër! Ermir Nika
10 Items
Shtëpia Botuese | OMBRA GVG | |
Bukuria e veprave të Petrit Palushit del nga rikrijimi i atij realiteti të trishtë të kohës së komunizmit në romanet e tij. Veprat e tij, po të parafrazojmë kryeveprën e Bodlerit, njëherësh veprën prijatare të poezisë moderne evropiane, janë lule të së keqes, krijime që dalin nga rikrijimi i realitetit të egër komunist, i cili kishte burgosur qenien shqiptare në malet e rrepta të Shqipërisë. Palushi krijon romane moderne duke shfrytëzuar botën e legjendave kuksiane; i lidhur ngushtë me jetën e popullit dhe i lindur në një mjedis realiteti bëhet një me botën e legjendave.
Rëndësia e krijimtarisë së tij qëndron në atë se Palushi, përveç që e kënaq lexuesin me rrëfime interesante, një rendësi tjetër e veçante është se fjalorit shqiptar i dhuron fjalë më shumë, bëhet një lloj fjalëformuesi, përdor fjalë dhe shprehje, duke na dëshmuar që rruga të cilën e kanë trazuar paraardhësit e tij është e ngushtë për të.
Proza e Palushit është në vazhdën e prozës bashkëkohore shqipe, romanet e tij lexohen me një frymë; Petrit Palushin e mban arti i tij, jo patericat e kritikës klanore, ideologjike, partiake apo të klaneve kulturore që janë krijuar në bazë interesin e ngushtë.
Si përfundim, tashmë shkrimtari Petrit Palushi ka krijuar stilin e tij, i cili nuk ka shok në prozën shqipe, ka një stil të vetin duke mos u rrekur ti shkojë pas fill e për pe një shkrimtari të madh, ashtu siç i ka edhe lexuesit e tij, të cilët veprat e tij i lexojnë me endje, në kohen kur letërsia ka gjithnjë e më pak lexues. Nga Kosovare Krasniqi
| pages | 160 |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
Në romanin Artemisa e mëkatit, paraqitet bota e femrës. Nuk është lehtë të kuptohet bota e femrës; gruaja e romanit në fjalë, Artemisa, është vetë një dilemë. Këtu na del misteri i botës së femrës si grua dhe sidomos të gruas si personalitet: Artemisa një botë e panjohur dhe e vështire ose edhe pamundur për tu deshifruar nga lexuesit.
Në këtë roman, Fati tragjik i tri motrave të një qyteti nuk është aspak i veçantë, madje as unik në Shqipërinë e një kohe dhe të hapësirës së saj në kohën gjysmëshekullore të sundimit totalitar. Ai fat mund ti ketë ndodhur secilës femër, secilit mashkull, madje secilit shtetas, pse jo edhe jo shtetas të Shqipërisë së asaj kohe, që ishte shndërruar në një...
Libri Frederik Rreshpja që se kuptuam kurrë, është Libra kujtimi në të cilin shfaqen përjetimet reale të shtegtimeve të njeriut kërkimtar për të zhdukur të keqen dhe për të shfaqur të bukurën në jetë. Petrit Palushi me afërsinë e qasjen prej njeriu e shkrimtari ka reflektuar pikërisht metaforën me mbresëlënëse për Frederik Rreshpja që se kuptuam kurrë,