Gjeneral De Gol View larger

Gjeneral De Gol

Eric Roussel BAT0020

New product

Përshkrim i shkurtër "Gjithçka që kishte të bënte me personalitetin e tij, përfshirë edhe defektet e dukshme, ishte e një kalibri të madh, e një përmase të panjohur në Francë që prej kohës së Napoleonit." Dejvid Brus, diplomat amerikan

More details

497 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928116215

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Koment nga De Goli "Asgjë nuk është më e keqe për Europën se sa një hegjemoni amerikane që na mbyt, që na pengon të jemi vetvetja dhe që të merremi vesh me Lindjen... Europa nuk është si një tryezë e shtruar: mishi i pjekur është Franca dhe Gjermania; me pak garnitura sallatash përreth është Italia, ndërsa pijet janë Beneluksi... Pengu i jetës sime është që nuk bëra monarki, që nuk pati një anëtar të vetëm të Shtëpisë së Francës për këtë. Në fakt, unë kam qenë një monark gjatë dhjetë vjetëve. Vetëm unë pata një politikë franceze..." Komente mbi De Golin "De Goli është padyshim figura më e shquar e historisë franceze të shekullit të XX të. Emri dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me momente të tilla sikurse ishin gjendja kritike në prag të Luftës së Dytë Botërore, organizimi dhe udhëheqja e rezistencës franceze kundër pushtuesit fashist dhe kolaboracionistëve, veprimtaria e qeverisë së koalicionit në kushtet e përfundimit të Luftës dhe fill pas saj, mënjanimi i krizës së Republikës IV, reformimi i strukturave dhe krijimi i shtetit modern francez, që njihet ndryshe Republika V. Në ato momente, koha kërkonte guxim, vendosmëri dhe optimizëm për të ardhmen. Koha kërkonte një figurë të shquar, një personalitet poliedrik, i cili sipas nevojave të vepronte si gjeneral me njohur të thella ushtarake, si burrë shteti dhe si diplomat që të dinte jo vetëm të organizonte dhe të drejtonte adminsitratën shtetërore, por edhe si ideolog reformator që të njihte nevojën e ndryshimeve, që të kuptonte proceset moderne të zhvillimit historik europian dhe botëror. Në këtë kuadër, De Goli padyshim ishte figura që më mirë se kushdo iu përgjigj sfidave të kohës dhe emri e vepra e tij u lidhën ngushtë me historinë franceze të viteve '30 '60 të shekullit të XX të." Adem Mezini "Kur Gjenerali De Gol, në vitin 1959, nxorri në dritën e botimit kujtimet e veta dhe foli me të (nuk dihet ende saktësisht nëse është takuar me Hoxhën apo me Zogun) rreth luftës, ai tha mendueshëm me stilografin që mbante në duar: "Anglo amerikanët kanë bërë shumë gabime në Ballkan. Ne nuk u informuam kurrë mjaftueshëm mbi zhvillimet atje. Shqipërinë duhej ta tërhiqnim në anën tonë." Ai ngriti duart, psherëtiu dhe u përqendrua më pas në korrigjimin e kujtimeve të veta." Lordi Widenfeld, gazetar britanik "Gjithçka që kishte të bënte me personalitetin e tij, përfshirë edhe defektet e dukshme, ishte e një kalibri të madh, e një përmase të panjohur në Francë që prej kohës së Napoleonit." Dejvid Brus, diplomat amerikan "Franceze dhe francezë! Gjenerali De Gol vdiq. Franca ka mbetur e ve..." Zhorzh Pompidu, President i Francës

Data sheet

pages314
ISBN9789928116215
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEqerem Gaxholli