I ri Cmim i reduktuar! Klasiket e motivimit Shiko më të madhe

Klasiket e motivimit

Grup autorësh A-005055

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dale Carnegie dhe Napoleon Hill janë dy themeluesit e disiplinës së zhvillimit personal: Prandaj ne kemi zgjedhur dy prej veprave të këtyre autorëve, “Arti për të fituar miq dhe pushtet” dhe “Mendo dhe bëhu i pasur”, të cilët vlerësohen prej disa brezash si libra jetë-ndryshues. Nëse do të ndryshosh diçka tek vetja jote, këto libra janë mentorë të pazëvendësueshëm.

Më shumë detaje

93 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 440 Lekë

-10%

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

1. Mendo dhe bëhu i pasur nga Napoleon Hill

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan.

Hilli studioi karakteristikat e këtyre njerëzve të suksesshëm dhe zbuloi 16 “ligjet” që duhen zbatuar nga njerëzit për të arritur suksesin në jetë. “Mendo dhe bëhu i pasur” i ka përmbledhur këto ligje në 13 parime, në formën e një filozofie personale. Drejtuesi ndërkombëtar Mark Victor Hansen thotë se koha ka provuar që dy prej këtyre parimeve janë jashtëzakonisht të rëndësishme:

1) Parimi i Mendjes Mjeshtërore dhe 2) “Ta kesh të qartë se ku do që të mbërrish.”

Në kuadër të studimit që kishte marrë përsipër, Hilli angazhoi njerëzit më të njohur të kohës në botën perëndimore, si: Thomas Edison, Alexander Graham Bell, George Eastman, Henry Ford, Elmer Gates, John D. Rockefeller, Charles M. Schwab, F. W. Woolworth, William Wrigley Jr., John Wanamaker, William Jennings, Theodore Roosevelt, William H. Taft, Woodrow Wilson dhe Jennings Radolph. Projekti i ndërmarrë zgjati më se 20 vjet.

2. Arti për të fituar miq dhe pushtet nga Dale Carnegie

Carnegie, me shembujt nga jeta e personaliteteve me të njohur, në Amerikë dhe Europë, tregon se zbatimi i rregullave të arta të komunikimit, ka ndihmuar mijëra personazhe të arrijnë famë dhe pushtet. Djali i varfër i Presidentit të Amerikës - Abraham Linkolni. Shkrimtari, vepra e parë e të cilit nuk u pëlqye nga askush, ia doli të jetë mbret i leximit të të gjithëve - Çarls Dikensi. Këshillat e këtij libri do t'ju ndihmojnë edhe ju të kuptoni mesazhin e Carnegie: Lumturia nuk varet nga kush je dhe çfarë ke, por nga çfarë mendon dhe si komunikon!

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë