I ri Cmim i reduktuar! Librat me te mire per negocimin Shiko më të madhe

Librat me te mire per negocimin

Grup autorësh SET0156

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Negocimi eshte arti qe na duhet cdo dite. Thuajse gjate gjithe kohes negociojme dhe ne varesi te rezultatit qe marrim percaktohet cilesia e jetes tone. Per kete arsye, ne kemi vendosur qe te bejme nje set me dy libra qe ju vijne ne ndihme per te permiresuar aftesite negociuese me te tjeret.

Më shumë detaje

11136 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 250 Lekë

-10%

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Të fitosh në çdo negociatë” nga Chris Voss

Bazuar në përvojat e jetës reale të një profesionisti inteligjent, ndër më të mirët në këtë lëmë, 'Të fitosh në çdo negociatë' do t’ju japë mprehtësinë konkurruese në çdo diskutim. Një ish-negociator pengjesh i FBI-së na sjell një qasje të re mbi negocimin, të sprovuar në terren dhe efektive në çdo situatë. Pas detyrës së policimit të përditshëm në rrugët e ashpra të Kansas City-t, Missouri-t, Chris Voss hyri në FBI, ku karriera e tij si negociator pengjesh e përballi me grabitës bankash, krerë bandash dhe terroristë. Libri 'Të fitosh në çdo negociatë' ju fut brenda botës së tij të negociatave të nivelit të lartë, duke përshfaqur nëntë parime themelore që e ndihmuan Voss-in dhe kolegët e tij t’ia dilnin mbanë pikërisht kur kjo kishte më shumë rëndësi: kur luhej me jetët e njerëzve.

 

“Influenca - Psikologjia e bindjes” nga Robert Cialdini

Ky libër është një manual i shkëlqyer për të kuptuar sjelljen njerëzore, dhe për të kuptuar artin e bindjes. Dr. Robert Caldini e ka sjellë për lexuesit këtë botim pas një përvoje 35 vjeçare kërkimesh dhe studimesh, duke sjellë gjashtë parime universale të mjeshtrisë së bindjes. Si i tillë, ky është manual bazë, me vlera të jashtëzakoshme për ekspertët e marketingut dhe të komunikimit.

Të dhëna

Viti i Botimit2023
VendodhjaTiranë - Prishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë