I ri Cmim i reduktuar! Nobelistet te shqiperuar gjate vitit 2023 Shiko më të madhe

Nobelistet te shqiperuar gjate vitit 2023

Grup autorësh SET0171

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Për nobelistët debatohet përherë, por shumica prej tyre shijohen. Pikërisht për këtë arsye, sa herë shqipërohen autorë që e kanë fituar një çmim të tillë, ne i bëjmë bashkë në set dhe i rekomandojmë për lexim. Edhe kësaj radhe kemi bashkuar veprat e Mario Vargas Llosa dhe Annie Ernaux, fituese e nobelit në vitin  2022.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

2 610 Lekë

-10%

2 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra përmban:

“Vitet” nga Annie Ernaux

Vepra kryesore e nobelistes së vitit 2022 në letërsi, Annie Ernaux, romani “Vitet” vjen në shqip. Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo “autobiografi jopersonale” ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t’ia dalë që “të shpëtojë” një histori brezash, duke lidhur jetën dhe vdekjen, nën dritën verbuese të bukurisë së botës.

 

“Shtëpia e gjelbër” nga Mario Vargas Llosa

Një vend sa i vërtetë po aq edhe mitik, që Vargas Llosa evokon përmes mjeteve që ia jep mitologjia popullore e përmes personazheve të tij: don Anselmos, Garcias, doktor Zevallosit, Santera Domitillas. Sipas kritikes, Mario Vargas Llosa do të mbetej i pavdekshëm, qoftë edhe sikur të kishte shkruar vetëm romanin Shtëpia e Gjelbër

Të dhëna

Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë