Business Magazine Nr. 35 Adelina Mahmutaj View larger

Business Magazine Nr. 35 Adelina Mahmutaj

New Media Communication BM0035

New product

Përshkrim i shkurtër

Hidhet ne treg revista Business Magazine Nr. 35 me profilet nga bota e biznesit, te rejat nga bota e inovacionit dhe tregjeve, nga zhvillimet me te fundit rreth Inteligjences Artificiale dhe me perspektivat e turizmit shqiptar

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

26 other products in the same category:

More info

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35.

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag.

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një prej startupeve më premtuese shqiptare në vitin 2024.

Një listë më të plotë me industritë ku startupet shqiptare po ndikojnë do ta gjeni në këtë edicion. Lexo / dëgjo çdo faqe dhe bëhu gati për ndryshime në botën tënde!

Sipërmarrësit mund të operojnë në tregje të ndryshme, aktivizohen në fusha të ndryshme dhe koha e angazhimit të tyre në biznes ndryshon nga rasti në rast. Por të gjithë ato bashkohen në disa karakteristika të përbashkëta, siç janë vullneti, guximi për të ecur përpara apo tejkalimi i sfidave duke u përshtatur me zhvillimet e reja të tregut. Sipërmarrja është një shkollë e veçantë, e cila mësohet mbi të gjitha në praktikë.

Në këtë këndvështrim, shfaqen sipërmarrëse të prezantuara që në kopertinën e revistës, në fushën e tregut imobiliar, apo edhe në turizëm. Ato i gjen në fushën e teknologjisë, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Interesant është fakti se shumë prej tyre, e duan vendin e tyre të lindjes, duke zgjedhur të zhvillojnë biznes në Shqipëri, edhe nëse jetojnë jashtë, duke eksploruar gjithnjë mundësitë që vendi mund t’u ofrojë apo ata mund të sjellin këtu.

Në këtë numër nuk mungojnë risitë në vijnë në fushën e teknologjisë në tregun global, si dhe nga startupet shqiptare që po lulëzojnë dhe po shfaqin potencial brenda dhe jashtë vendit. Një artikull përmbledhës nga mbrëmja e ICT Awards 12 do t’ju njohë me fituesit e këtij edicioni celebrues të talenteve tona nga mbarë trevat shqiptare.

Për ty që po bëhesh gati për sezonin veror, intervistat e zhvilluara me disa sipërmarrës apo specialistë të sektorit e më gjerë, na tregojnë se zhvillimi i turizmit po jep ndikim pozitiv edhe në fushat të tjera të lidhura me të siç është tregu i pasurive të paluajtshme, biznesi i mjekësisë estetike.

Le të urojmë së bashku për kohë të mira e të begata në këtë sezon!

Gerti Boshnjaku & Albana Muçaj

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages104
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitRevistë
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë