Hans Joachim Lansch BAO0458
New product
Hans-Joachim Lanksch është një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më jetëgjatë të Martin Camajt prandaj ky libër vjen me të gjithë thellësinë e njohjes, kulturën prej studiuesi dhe analizën e thellë të thuajse të gjithë veprës së tij. Për herë të parë dalin në dritë, dokumente dhe fakte të panjohura për Martin Camajn
501 Items
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
ISBN | 9789928029959 | |
Martin Camaj, ende i pazbuluem
Martin Camaj Në nji shkrim të viteve tetëdhjetë, i ribotuem më 1994 te revista »Hylli i Dritës«, me titull KUTELI ENDE I PAZBULUEM, Martin Camaj kishte shkrue, ndër të tjera: »Kuteli na paraqitet si letrar e njeri kulture si vetje fort komplekse. Si i tillë, nuk i përket asnjë rryme letrare plotësisht apo mbetet mik tri ditësh, vetëm për kalim, kudo të vendoset mbrenda kallëpeve të –izmave. (...) Vepra e tij në tanësi mbetet e pazbulueme, nën hijen e vet.«
Nën hijen e vet mbetet edhe vepra e vetë Camajt. Mbas heshtjes kambëngulëse gjatë sundimit të Realizmit Socialist në Shqipni, lexuesit shqiptarë ndigjonin për shkrimtarin, gjuhëtarin dhe nieriun shqiptar kulture Martin Camaj (1925-1992) për herë të parë në vjetët e parë të »tranzicionit«.
Dhe, sapo u kujtuen për nji përfaqësues të madh të kulturës shqipe në botën e jashtme, ky ndërroi jetë. Plot habi për asi »kolosi» të kulturës shqipe diku larg trojeve shqiptare e të pa hetuem nga publiku shqiptar, gazetarët, publicistët etj. shkruejshin shumë për tê, sidomos mbas vdekjes së tij të papritun.
Më 1996 në Tiranë u botue nji pjesë e madhe e veprës së tij letrare në nji botim të kujdesshëm e serioz. Megjithatê, botimi i pjesës së mirë të veprës letrare të Camajt duket se mbeti pa jehonë të fortë, ashtu si dhe botimet jo të shumta të përkthimeve në gjuhë të hueja.
Nga nji anë, nieriu s'ka qejf për me i ndryshue adetet. Gazetaria dhe publiku lexues ishin të mësuem me ushqim letrar që kapërdihet mâ kollaj dhe jo me poezi sikurse âsht ajo e Camajt – apo e Zef Zorbës a Primo Shllakut – që thotë shumë sepse flet pak. Gjuha e Martin Camajt mund të jetë nji si pengesë tjetër në përceptimin e veprës së tij e cila nga shumëkush apostrofohet si ikonë e lashtë dhe e vyer, por njihet bukur pak. Gjuha e kësaj vepre, ndonëse âsht nji gegnishte mjaft e moderueme, prapëseprapi e ballafaqon lexuesin jo vetëm me pasuninë e pazakontë të frazeologjisë së gegnishtes, por në radhë të parë edhe me jo pak lekseme pak të njohuna a të panjohuna – kjoftë nga leksiku i letërsisë së vjetër shqiptare, sidomos i asaj të arbëreshëve të Italisë, apo kjoftë edhe neologjizma të krijuem nga vetë Camaj.
Nga ana tjetër, Camaj, larg të bamave dhe klaneve letrare shqiptare, nuk e kishte reklamën që e kishin – dhe kanë – »emnat« e takëmit letrar të Shqiptarisë. Camaj nuk ka kênë »disident« zyrtar apo diç tjetër që mund të trumbëtohet nëpër pazaret e vatanit e të botës dhe që mund të profilohesh me tê a të përfitosh prej asaj.
Çdokush që merret me figurën e shkrimtarit Martin Camaj has në surpriza të cilat janë, në të shumtën e herave, e kundërta e asaj që pritej dhe »dihej« për tê. Personi i Martin Camajt ishte i qetë, paksa timid, i padukë e modest, me plot dinjitet dhe krenari të natyrshme, shpesh ishte ndërdyzash, e kërkonte vetminë.
Nga ana tjetër, i njêjti Martin Camaj, djalë bariu nga katundi mbishkodran Temal, e çau rrugën e vet me energji dhe vullnet të rrallë. I ndiqte dhe i diplomonte studimet universitare dy herë, luftonte me kambëngulje derisa ia arriti qëllimit me themelue dhe instalue në Munih profesurën e albanologjisë në kohë kur studime albanologjike universitare përveç në Shqipninë moniste kishte vetëm në Itali, Leningrad dhe SHBA, në kohë kur në Gjermani nuk kishte interesim për kopshtin shkambor të Europës, të panjohun e të bllokuem në aventura ekzotiko-groteske të nji diktature të luejtun mendsh.
Me gjithë dëshirën e tij për qetësi, Martin Camaj nuk mund të rrinte i ngujuem në izolim, i nevojiteshin kontakte të shumta me nierëz – me shokë, kolegë, bashkatdhetarë. Nji pjesë të mirë të kohës së tij i kushtonte letërshkëmbimit të gjanë dhe kohës së telefonave. Ai ishte, në të vërtetë, Njeriu më vete dhe me tjerë siç e thotë titulli i përmbledhjes së tij qendrore poetike.
Dihet se në Shqipni kishte nierëz që hidhnin poshtë çdo mendim kritik për veprën e tyne tue potencue se kênkan autorë »me famë botërore«. Ja, cili ishte qëndrimi i Martin Camajt. Autori i këtyne rreshtave, si student, kishte fatin e bardhë me mësue shqipen nga Martin Camaj. Nji ditë prej ditësh, gjatë pushimit dhetëminutash mes dy kursesh, tue u shëtitë në korridor para auditorit dhe tue bisedue për çkamos, profesori e pyeti studentin – me çka merreni në kohën e ngesë? Kur ky tha se me përkthimin e poezisë, Martin Camaj tha – punë interesante. Mbas nji pauze shtoi, me zâ të ulët – unë shkruej. Mbas nji pauze tjetër, studentit të shastisun i tha – jam shkrimtar shqiptar.
Martin Camaj ishte bashkëbisedues për mrekulli. Në radhë të parë, ai dinte ende artin pothuej të shuem me ia vû veshin tjetrit. Në çdo situatë ai e gjente fjalën e qëllueme ngushëlluese, inkurajuese a paralajmëruese. Si në poezi – ku në fazën e pjekurisë së tij krijuese e peshonte çdo fjalë e çdo rrokje – ashtu dhe në bisedë a diskutim Martin Camaj ishte fjalëmatun. Para se me u përgjigjë, shpesh binte në heshtje, mendohej për nji copë të mirë here, pleqnohej me vete dhe, mâ në fund, jepte përgjigje kryekëput të papritun, jokonvencionale, origjinale.
Ai ishte nji qenie rebeluese që i çmonte traditat, vërtet, dhe nuk i duronte konvencionet. Në poezi, mbas librit të parë bukoliko-konvencional, Nji fyell ndër male, Camaj filloi me u çue në kambë kundër kallëpit të poezisë së traditave të vyshkuna dhe arriti shpejt te vargu i lirë të cilin e përpunonte, zhvillonte, kultivonte, lëmonte deri në shkallën e përsosmënisë. Në jetë private, thoshte shpesh se i urrente thellësisht konvencionet dhe mendjengushtësinë e »filistinjve«. Ai vuente nga horizonti mendjendryshkun i nierëzve mikroborgjezë. I përshtatej mjedisit tek gjindja llafoseshin me orë të tana për gjana të cilat ai i sqaronte me nji fjali të vetme; i përshtatej asi mjedisi, por me zor dhe me mall për gjanësinë madhështore nën kupën e qiellës së pafund mbi bjeshkët mbishkodrane.
Martin Camaj nuk iu përgjigj shabllonit prej »emigranti«. Kishte nji qëndrim bukur të kjartë rreth komunizmit, por nuk ishte i mbrujtun nga konservatorizmi syplasun siç donin qarqe të përcaktueme me e paraqitë atê. Nuk birrte kohë, si ca e ca të tjerë, me të shkruemit e shkrimeve aq të flakta sa dhe të kota për punë politike e patriotike. Simbas bindjes së tij »nuk jam njeri i politikës, por jam njeri politik«, u rrinte larg grupimeve, rrymave e partive politike të mërgatës. Nuk andërronte për Shqipninë e Madhe, as për Mbretninë e Shqipnisë dhe as për zbarkime parashutistash.
Si poet, mbas përpjekjeve fillestare deri në moshën përafërsisht njizetvjeçare, nuk jepej mbas nostalgjisë anakroniste kronike sikurse e ka zakon shumëkush nga radhët e shkrimtarëve në mërgim.
Në këtë mes ia vlen me përmendë mendimin bukur të çuditshëm të nji eksperti gjerman. Kur ishte fjala për botimin eventual të veprës Njeriu më vete e me tjerë pranë nji shtëpie botuese në Austri, botuesi kërkoi mendimin e nji specialisti gjerman në fushën e letrave shqipe i cili e vlerësoi librin në fjalë si letërsi të demodueme, të prapambetun e të parandësishme rurale.
Në vend të veprës së Martin Camajt u botue nji varg librash të shkrimtarit kolosal Kadare. Në librin e refuzuem, Martin Camaj kishte shkrue nji vjershë Nji poeti të sotëm. Vjersha, me të vërtetë, mund të zbatohet për vetë autorin e saj, ku thotë, ndër të tjera: Vargjet tua janë për t'i lexue në heshtje / e jo para mikrofonit / si të çetës së poetëve tjerë, // zemra / ndonëse nën shtatë lëkura /akull // akull / ndonëse nën shtatë lëkura.
Jo vetëm në lidhje me poezinë »rurale« të Martin Camajt atij i janë ngjitë epitete, etikete dhe klishe nga mâ të ndryshmet e të pavërteta.
Poeti »folklorik« – ky vlerësim dhe as nuk meriton ndonji koment përveçse me ua hedhë nji sy pak mâ serioz përmbledhjeve Njeriu më vete e me tjerë, Nema, Buelli, Dranja (poezi në prozë) dhe Palimpsest.
Camaj »patriotik« – kategorizim ky që âsht jashtëzakonisht pa vend dhe i pamend. Martin Camaj ishte nieri normal, e donte vendlindjen dhe e kishte mall, por jo vetëm se në jetën private nuk merrte pjesë në organizime, tubime, kuvende etj. patriotike, por as si poet dhe prozator nuk merrej me trumbëtimin e kumtimeve patriotike. Përkundrazi, edhe shumë mâ shumë nga konvencionet shoqnore i urrente, siç e formulonte vetë, »fjalët e mëdha«. Patriotizmi, dihet, fjalët i ka të mëdha.
Vepra e tij e fazës së pjekurisë së plotë krijuese, vërtet, duket me kênë e ndërthurun me erën e bjeshkëve të vendlindjes së Camajt. Mirëpo, poeti s'na e parashtron inventarin e peizazhit a të jetës në botën reale të Dukagjinit, përkundrazi, aso elementesh ka pak në poezinë e Camajt, por gjuha që e përdor e rrezaton atmosferën e mjedisit ku flitet ajo. Dhe, edhe mâ tepër, vetë formulimi i të folunit poetik, zani i përqendruem eliptik, lakonik dhe lapidar i poezisë së tij vetvetiu na e shfaq frymën e të qenunit malësor shqiptar. Ky tipar i poezisë camajane jo vetëm që s'ka gjâ me bâ me patriotizmin shqiptar, por âsht njêna e shtresave – nji shtresë e randësishme, vërtet – të poezisë shumështresore të Martin Camajt. Lirikat e tij mundet me i shijue edhe lexuesi dashamirës i poezisë që nuk ka as habër për Shqipninë dhe as që s'interesohet për tê. Për cilin ndër »emnat« e sotëm në letrat shqipe mund të thuhet që ka lexues potencialë universalë, d.m.th. shkëputë nga informimi resp. interesimi për hallet shqiptare?
Martin Camaj nxehej kur po botohej diku edhe nji herë vjersha e tij e vetme me frymëzim »patriotik«, Vendit tem. Zemërohej sepse e merrnin para sysh mu atë vjershë, tue i lanë mbas dore të tjerat. Kur u botue antologjia e parë dhe e vetme e poezisë shqipe në gjermanishte, ku ai u përfshî me nji vjershë të vetme d.m.th. me »Vendit tem«, tha se u shti mbrenda pikërisht »vjersha ime mâ atipike«.
Shkrimtari »katolik« - rreshtim që tingëllon bukur, por nuk qëndron. Martin Camaj ka kênë katolik, i ka përkitë traditës katolike dhe ka kênë nxanësi i kolegjit jezuit dhe shkrimtar. Ai ka kênë i brumosun me dijeninë dhe kulturën e klerit katolik, prej fratënve jezuitë kishte mësue kjartësinë e të menduemit. Klerikët katolikë, ndër të cilët ka pasë shumë shokë e miq, ia kanë kthjellue mendjen dhe ia kanë hapë rrugën në botën e shkencës e të artit.
Mâ shumë lidhje me katolicizmin nuk ka. As në poezi dhe as në prozë nuk ka shfaqë ndonji orientim që mund të quhej »katolik« pa lëre që do të kishte përfshî ndonji tematikë katolike. Si person, nuk fliste për fenë, gjâ që nuk duhet me kênë kuptimplote. Sepse, për gjânat që i kishte në zemër mâ së shumti, ai fliste mâ së pakti. Për këso gjânash, Martin Camaj thoshte vetëm nji fjalë a gjysmëfjali. Këshilla mâ me peshë që më ka lanë amanet ishte katër-rrokjeshe dhe e tha me zâ shumë të ulët, memzi e ndigjova – mos m'u përlye.
Ta shtrojmë edhe në këtë mes pyetjen, se cili ndër »emnat« e sotëm të mëdhenj e të vegjël...?!
Poeti Camaj »i ndikuem« nga Ungaretti. Duket se puna e »ndikimit« ungarettian ende s'âsht studiue si dhe sa duhet për me dallue se sa dhe cilat ndër dukunitë e »hermetizmit« camajan rrjedhin nga ndikimi i Ungaretti a Quasimodo dhe sa a cilat rrjedhin nga themeli i poezisë së Camajt, nga traditat gojore të mbishkodrës, tue u puqë me procedeun poetik të Ungaretti.
Po japim veç nji kujtim anekdotik e të vërtetë. Nji ditë prej ditëve, kur kemi kênë tue ndejtë dhe tue folë për poezinë e tij, ia tregova nji vjershë të poetit Giovanni Pascoli, së cilës i ngjan dukshëm poezia e Camajt Mospërfillje. Përputhjet janë të forta. Ai qe i hutuem, heshtte, mejtohej dhe tha – nuk dij, nashta e paskam lexue dikur, herët, në shkollë, dhe m'ka mbetë si reminishencë këndimi.
Pa marrë para sysh nëse âsht fjala për nji rast poligjeneze a për shkrimin e Mospërfilljes mbi sfondin e nji reminishence të pavetëdijshme, Mospërfillja âsht poezia e Martin Camajt me gjuhë e strukturë të ligjëratës së tij poetike.
Në jetën e Martin Camajt kishte plot kontraste, shpeshherë përjetonte kontradikta, thyemje dhe të qenët Mes dy botnave. Qysh në ditët e djelmnisë, Camaj e lëshoi familjen dhe botën që e njihte.
Nga bjeshkët zbriti në fushë, katundin e shkëmbeu me qytetin dhe jetonte jo mâ në kulturën e katundit malor por në mjedis urban, në botë që ishte e huej për tê. Mbas shkollimit, u kthye prapë në malet e mbishkodrës dhe punonte mësues në shkollën fillore që e kishte themelue ai vetë. Pas pak kohe, mori malet dhe mbas disa muejsh mori dheun ndër sy. Prapë jetonte nji kohë në botën malore, në Mal të Zi, dhe prapë iku në fushë, në ambient urban të Beligradit. Mbas disa vjetësh iku prapë mâ larg, në Romë të Italisë. Atje hasi në nji si kokërr vendlindje në personin e Ernest Koliqit. Mirëpo, nuk ngulitej as atje, por u nis edhe nji herë për në stacionin e fundit në kërkimin e nji votre të jetës së tij. Aty, në Munih dhe Lenggries të Bavarisë u rrumbullaksue rrethi i jetës prej shtegtari dhe kërkuesi e gjurmuesi. Më 12 mars 1992, mori fund jeta e kapacitetit ndërkombëtar në shkencat albanologjike dhe poetit mâ të madh shqiptar në pjesën e dytë të shekullit të kaluem.
Martin Camaj i përjetonte kontrastet mes botës së njohun dhe të huej, mes veriut dhe jugut, mes ngrohtësisë dhe ftohtësisë, dritës dhe territ, mes të qenunit mbarë e të qenunit prishun. Mbas mureve të kolegjit jezuit në Shkodër e përjeton kontrastin mes gjallësisë e qetësisë, mes aktivitetit dhe kontemplacionit, tërhjekjes dhe ecjes përpara. Parimi binar me dalë përjashta në mes të të tjerëve dhe me u tërhjekë në vete ka me u bâ njêni i elementeve mbizotnuese të poezisë së tij.
Në gjimnazin klasik, Martin Camaj has dhe në kontrast mes së lashtës dhe së resë, mes gjuhëve antike dhe moderne, letërsisë së traditës dhe të së tashmes. Mâ vonë, në studimet e doktoraturës, përsëri has, kësaj here shumë konkretisht, në polaritet të së resë me të vjetrën: ai merret me palimpseste tue kërkue nën kapakët e librave të rinj dëshmitë mâ të vjetra të shqipes së shkrueme.
Në poezi, Camaj e kapërcen kundërshtimin mes së vjetrës e së resë tue u mbështetë mbi struktura dhe trajta arkaike traditash gojore shqiptare dhe tue i përdorë si katalizator të modernitetit të poezisë së tij »hermetike«. Kah fundi i jetës, Camaj u kthye edhe nji herë te tema e së resë e së vjetrës tue ia kushtue nji përmbledhje vargjesh me titull kuptimplotë Palimpsest.
Parimi dualist në veprën e Martin Camajt pasqyrohet edhe në preokupimin e tij të dyfishtë me dukuninë e gjuhës, nga nji anë në fushën e shkencës dhe, nga ana tjetër në atë të artit. Mirëpo, jo vetëm se me gjuhën merret me bipolaritet gjuhësi-letërsi, por në laminë e letërsisë merret edhe me dyformësinë poezi-prozë. Dy vepra, Djella dhe Dranja, priren kah simbioza a sintheza e dy zhanreve. Në raste tjera, në njênin zhanër shprehte se ç'nuk mund të shprehte në atë tjetrin (Njeriu më vete e me tjerë / Rrathë).
Për poetin nga bjeshkët e Temalit, bota ishte nji si arsenal shenjash, kurse letërsia për tê ishte nji mjet për me u dhanë shenjave nji tingull nëpërmjet fjalës. Camaj ishte nji poeta doctus i cili dinte mirë që gjâsendet kanë nga nji emën. Në saje të gjuhës së poezisë së tij, ai donte me ua dhanë zâ emnave. Në poezinë Synkopë (nga përmbledhja Nema) tingëllon - zani në fjalë / në një teh brisku / germa t'imta / thnegla varg / në një fill pêni / jetë mbas jete.
Në çiftet binare SHENJË / TINGULL dhe EMËN / ZÂ hasim dy fjalë kyçe të poezisë camajane. Fjala »tingull« ishte fjala mâ e preferueme e Camajt. Për fjalën »zâ« shkruen në hymje të Palimpsesit: »Për botën nga vi unë zani ishte gjithçka, sinonim me përjetësinë, kujtesën, me kangën ...« dhe e thekson »papajtimin e zanit me shenjat apo çka janë shkrojat e nji libri të lashtë që në të vërtetë e përjetësojnë zanin e shuem para sa e sa shekujsh«.
Tue marrë para sysh numrin e madh polaritetesh, s'âsht çudi nëse në lirikat e Camajt prapë e prapë duken motive të ndamjes me dyshë: »gjysma akull e gjysma diell«, »Zemra ime asht e ndame dyshë / dyshë mes dy dhenash / dyshë mes dy kohnash / dyshë mes dy shijeve«, »Çdokush ka dy shtigje para«. Ndamjen më dyshë – ndamjen mes integrimit në dheun e huej dhe shkëputjes nga dheu i vet – e tematizonte disa herë në poezitë për mërgimtarin.
Në njênën sosh, poeti e citoi tekstualisht fjalën gjermane Unterfuehrung. Camajn e fascinonte kompozita »unter-fuehren« (»kalon nën tê«). Fascinimi i fjalëve, tingujve dhe tonaliteteve të gjuhës na çon deri te thelbi rreth të cilit qarkullonte jeta dhe puna e Martin Camajt. Për tê, gjuha ka kênë jo vetëm hallka mes artit letrar dhe shkencës gjuhësore, por edhe hallka ndërlidhëse me vendlindjen. Në letërsi, Camaj nuk i krijonte vetes njifarë surrogati vendlindjeje dhe as ndonji mitifikim me ngjyrosje folklorike. Vendlindjen e sillte ndër mend me anë të dendësimit të poezisë së tij të kristalizueme në trajta eliptike. Vendlindjen e gjente kudo në botë në rrâjët që s'mund t'i shkulë asnji regjim në botë: në gjuhë.
Në çdo moment dhe në çdo vend, për Martin Camajn gjuha ka kênë edhe nji lloj kthimi. Vjersha e fundit e përmbledhjes së fundit poetike të Camajt na e vë në dukje kthimin te zanafilla:
DIPTIK
Ishte koha me kthye andej kah erdha
te zanafilla dhe e mbylla librin
si mbyllen dý flegra dritaresh
dhe më doli para kuadri diptik
i thyem midis prej një kurrizorje
ashti njeriu
dhe në tê pasqyra e jetës ndá përgjysë
poezí në dy fletë ku çdo fjalë rrinte
në shërbim t'idesë ”palimpsest”.
Hans-Joachim Lanksch
Lloji i botimit | Paperback |
pages | 98 |
ISBN | 9789928029959 |
Published year | 2017 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
I ri | 1 |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.