Online only
Vinçens Marku VM0001
New product
Ky libër është tejet i domosdoshëm në punën e përditshme të nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve, studiuesve por edhe të poetëve, prozatorëve, përkthyësve dhe hartuesve të teksteve të këngëve. Përdorimi i tij shtrihet më tej edhe te oratorët, politikanët, ekspertët e komunikimit politik etj. Ai ka 3065 zëra kryesorë, 4000 zëra reference dhe mbi 40000 fjalë rimuese
Shtëpia Botuese | Botimet FIORENTIA | |
ISBN | 9789928191489 | |
Parathënie e botimit*
Hartimi i një fjalori të tillë për kulturën tonë letrare dhe më gjerë ka qenë një nevojë e domosdoshme dhe e pritshme prej kohësh. E domosdoshme sepse ai është një mjet pune i paanashkalueshëm për shumë njerëz që merren me punët e letrave, siç janë: poetët, prozatorët, këngëtarët, përkthyesit, studentet, oratorët, politikanët, studiuesit e ndryshëm të letërsisë dhe të gjuhës shqipe, por edhe studiues të fushave të tjera. Një vepër e pritshme prej kohësh sepse kjo nismë duhet t’i kishte përkitur ndoshta fillimit apo mesit të shekullit të kaluar.
E themi një gjë të tillë, sepse, vetëm po të hedhim një vështrim të shpejtë në internet, do të shohim aty se gjuhët e tjera jo vetëm kanë një fjalor rimash, por kanë disa lloje të ndryshme fjalorësh, si nga përmasa ashtu edhe nga metoda, me natyrë letrare apo gjuhësore; madje, kanë fjalorë rimash posaçërisht për rryma të ndryshme të muzikës. Këto i kanë të hedhur në PDF në trajtën e librave dhe në forma elektronike dhe kompjuterike. Për të mos folur për botime të hershme që shkojnë ndoshta deri në kohën e lindjes së rimës.
Botimi i ri i fjalorëve të rimave duket se është një punë e vazhdueshme e shkollave te ndryshme filologjike evropiane dhe botërore, sepse shohim përmes internetit botime të reja nga më të fundit si botimi i Oksfordit apo i Ubsterit dhe me autorë të rinj gjithashtu. Natyrisht hartimi i këtij fjalori ka edhe një shtysë të brendshme nga ana ime. Gjatë kohës që po përktheja me rimë Artin poetik të Bualosë kam ndjerë shumë nevojën për një flalor të tillë dhe, i detyruar nga puna e përditshme, hartova një flalorth prej 8000 fjalësh rimuese, të cilat grupoheshin afërsisht në 600 zëra rimorë. Pikërisht nga kjo punë fillestare dhe e mundimshme më shkrepi ideja, disi e çmendur, e hartimit të një fjalori ku të përfshiheshin të gjitha fjalët e gjuhës shqipe që i kemi si fjalë tituj në fjalorët e gjuhës sonë. Në fillim mendova se do të ishte një pune që do kryhej shpejt, por nuk më doli kështu; perkundrazi m'u deshën më se dy vite për ta sjellë në gjendjen e tanishme për botim.
Në këtë fjalor gjenden mbi 3000 zëra kryesorë rimash, po kështu edhe mbi 4000 zëra rimorë referues dhe një mori shënimesh për rimat referuese foljore. Në të janë shfrytëzuar dhe përfshirë mbi 40 000 fjalë tituj të fjalorëve të gjuhës shqipe. Kjo gjë krijon një mundësi të larmishme përdoruese, që mendoj se do të shfrytëzohet si duhet në te ardhmen.
Numri i madh fjalëve rimuese nënkupton domosdoshmërisht edhe një forcë poetike të tyre më të ulët, siç mund të mëtohet duke menduar se ato nuk janë të gjitha të përfshira në fondin e fjalës poetike. Siç dimë fjalët nga përdorimi rriten dhe zhvillohen dhe nga mospërdorimi plaken, bien dhe zhduken. Asnjëherë nuk i dihet se çfarë përdor apo nuk përdor talenti artistik krijues. Ai duhet të ketë sa më shumë mundësi për të shpalosur vetveten dhe për të vetpërmbushur atë, në mënyrë të tillë që të realizojë sa më mirë e bukur misionin e tij prej artisti në funksion të emancipimit të njeriut dhe kënaqësisë estetike që puna e tij sjell.
Së fundi, mendojmë se ky fjalor përmbush, brenda kritereve shkencore, nevojën e ethshme që kanë përdoruesit e shumtë në veprimtarinë e tyre krijuese, studiuese dhe përkthimore.
* Prof. As, Dr. Vinçens Marku është autori i librit që ka përgatitur parathënien e mësipërme
pages | 396 |
ISBN | 9789928191489 |
Shtëpia botuese | Fiorentia |
Redaktori | Dr. Lisandri Kola |
Published year | 2016 |
Vendodhja e botimit | Shkodër |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përmasat | 21x16.5 |
I ri | 1 |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.