Feride Papleka A-006201
New product
Ky libër hapi hullinë e librave që i kushtohen gjerësisht Rexhep Qoses. Libri i Feride Paplekës për Rexhep Qosen mund të konsiderohet me plotë gojën si libri më i mirë dhe më i plotë për figurën e vecantë dhe të spikatur të Rexhep Qoses.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | OM | |
| ISBN | 9789951632461 | |
Vepra e Ferides mbi Rexhep Qosen ndahet në dy pjese të rëndësishme:
Pjesa e parë sjell disa momente të rëndësishme të jetës që hedhin dritë mbi veprën, shoqëruar me një analizë të përgjithësuar për karakteristikat e ligjërimit si dhe për disa aspekte të veçanta të krijimtarisë letrare, shkencore dhe publicistike të tij. Prej estetikës së tij ligjërimore, e cila nuk e ndan shkrimin nga leximi, mund të kuptojmë krijuesin, por edhe qytetarin që është shembull i papajtueshmërisë me gjithçka që pengon ecjen e shoqërisë përpara.
Pjesa e dytë, në të cilën është e pranishme fjala e autorit, është një hapësirë me pyetje-përgjigje, një intervistë shkencore, një vetëzbulim i krijimtarisë që kryen një funksion të dyfishtë; ajo është edhe një lloj gurifilozofik, ashtu si e quan autorjaqëi jep tonin krejt punimit. Fragmente nga Vepra e tij i shoqërojnë pyetjet dhe ushqejnë lëndën, duke i dhënë asaj trajtën e një bashkëbisedimi.
Autorja përshkruan momentet kyçe të jetës, që lidhen ngushtësisht me veprën, duke e analizuar me objektivitet ecurinë e tij si kritik, si shkrimtar dhe ndalet gjatë në vitet ’80, si periudhë e veçantë e jetës në Kosovë.
Në mënyrë dialektike analizohet poetika e ligjërimit të Qosjes dhe shqyrtohen tre elemente të kësaj poetike: gjuha, stili dhe teknikat rrëfimtare. Fuqia e stilit të tij qëndron në kërkimin e pareshtur estetik të vlerave simbolike të shprehjes si dhe në përdorimin e pasurisë së gjuhës shqipe, duke e rifreskuar atë pareshtur. Këtë ai e tregon që me esetë e para.
Feride Papleka thotë se romani i tij i parë Vdekja më vjen prej syve të tillë (1974), karakterizohet nga një ligjërim ekzistencial.
Kur botoi romanin ai kishte pas vetes një të kaluar të pasur si krijues: Dialogë me shkrimtarë (1968), Kritika letrare (1969), Antologjia e lirikës shqipe (1970), Kontinuitete (1972), Asdreni – jeta dhe vepra e tij (1972), Panteoni i rralluar (1973).
Qosja ka bërë, si të thuash, një revolucion në studime, duke i vështruar veprat e letërsisë shqipe në mënyrë dialektike nën dritën e marrëdhënieve vepër/autor/periudhë letrare, brenda një konteksti historik, shoqëror dhe kulturor në zhvillim të vazhdueshëm. Lëvizja e brendshme e mendimit krijon nëpër tekste gjithnjë pika ku takohen prerjet e të dyja rrafsheve kryesore letrare, sinkronik dhe diakronik, shoqëruar me meditime filozofike dhe kureshtje intelektuale dhe historike, si referime që kanë mbetur të pandryshuara në krijimtarinë e tij.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 428 |
| ISBN | 9789951632461 |
| Published year | 2018 |
| Vendodhja e botimit | Prishtinë |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |