Gjeodinamika e basenit te UPA View larger

Gjeodinamika e basenit te UPA

Sazan Guri, Spiro Bonjako, Gled Guri SAZ0021

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky material monografik synon që mbi bazën e studimeve ekzistuese regjionale dhe të atyre që janë kryer rishtaz në tokë (onshore) dhe det (offshore) të jap modelin strukturor, karakteristikat tektonike e paleogjeografike, si dhe mundsisht diçka mbi potencialin naftëgazmbajtës të depozitimeve që ndërtojnë UPA.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Barleti
ISBN9789928425843

10 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

25 other products in the same category:

More info

Ky hap u ndërmorr për këto arsye: Të japë një teknikë modeluese të integruar dhe të prognozojë kurthet stratigrafik në basenet paramalore dhe antiklinalet rritës për një sërë mjedisesh depozituese nga kontinentale deri në ato të ujrave detare të thella, duke hedhur dritë mbi objektet e mundshme në strukturat e njohura neogenike Povelçe-Seman, Panaja-Frakull, Divjakë–Kryevidh, Durrës-Shkozë, Lushnje-Golem, si dhe në ato që do të zbulohen. Nga ana tjetër, kjo monografi përqas një: Modelim stratigrafiko-sekuencial, duke zhvilluar konceptet e evolucionit të basenit dhe të influencës së ndryshimeve të nivelit të detit. Model tektono - strukturor, duke analizuar historinë e subsidencës e të ngritjes tektonike dhe mekanizmin e formimit të shkëputjeve tektonike, tipin e tyre. Modelim facial, duke prognozuar shpërndarjen faciale dhe arkitekturën e saj nëpërmjet profileve sizmike e të dhënave të puseve të fituar rishtas. Model shtresor të rezervuareve të prognozuar, duke individualizuar hapësirat e sistemeve bashkëshoqërues depozitues dhe më pas duke gjeometrizuar mjediset dhe nën mjediset sedimentues. Vlerësim real të potencialit gaz gjenerues e grumbullues në UPA

Mandej vazhdon me kapitullin analiza stratigrafike sekuenciale (Kap.-V-të), ku jepet modeli sedimentues i kontrolluar nga faktorët klimë, eustazi, paleoekologji, sjellje tektonike etj., që të lejojnë të përmblidhen mendime mbi mjediset e sedimentimit, facien sizmike e atë litologjike, deri në prognozimin e shpërndarjes së trupave kolektoral. Në kapitullin gjeokimik arrihet të jepen konkluzione mbi përmbatjen e lëndës organike, rrugët dhe konditat e migrimit, tipin facial gjenetik dhe shkallën e pjekurisë së lëndës organike..., Është për t’u veçuar, evidentimi i një sërë strukturave perspektive dhe me interes si Seman det, Durrës det, Kryevidh det, Shkozë, Sazan det, struktura e Zgalemit në bllokun 3 – 4 det, Prezë det, Rozen (nën Mlik) e ndonjë tjetër.

Data sheet

pages268
ISBN9789928425843
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë