Bruno Zevi BDI0324
New product
Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. Botimi i tanishëm përmban jo vetëm informacione të përditësuara lidhur me dyzet vjetët në vijim, por dhe një rishikim të thellë filologjik dhe kritik të ngjarjeve, nisur nga arkitektët e revolucionit francez, kur veprojnë figura të mëdha arkitektësh si Wright, Le Corbusier, Gropius, Mies van der Rohe, Mendelsohn, Alvar.
899 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
ISBN | 9789928103376 | |
Viti i botimit | 2012 | |
Në periudhën 1950-90, e ashtuquajtura kriza e lëvizjes moderne përfaqësohet nga një shumësi rrymash, nga neoekspresionizmi tek informalja, nga High-Tech te dekonstruktivizmi, dhe shfaqen personalitete si Scharoun, Kahn, Saarinen, Niemeyer, Rudolph, Erskine, Utzon, Safdie, Johansen, Grupi Archigram, metabolistët japonezë, Foster, Rogers dhe Gehry. Kjo periudhë karakterizohet nga arritje të shumta në truallin e vlerave të komunikimit dhe nga propozime për urbanistikën e habitatin e së ardhmes. Ndërmarrja në arkitekturë, dhe rikuperimi i Kitsch-it metropolitan, i promovuar nga pop-arti, do të strukturojnë një gjuhë ku bazohet teknologjia e bollëkut dhe ajo e varfërisë, projektimi me kompjuter dhe ai spontan a vernakular. Një arkitekturë e lartë dhe popullore, ku kërkimi estetik më i përparuar e mbështet regjistrimin e ngjarjes, duke e bërë procesin krijues të kuptueshëm nga të gjithë. Ky vëllim i parë ndiqet nga një i dytë, që është plotësuesi i tij historik dhe konceptor, i pasuruar nga tabelat kronologjike për vitet 1725-1995, nga bibliografia më e gjerë e mundshme dhe një tregues i emrave, vendeve dhe imazheve aktuale.
Lloji i botimit | Hardcopy |
pages | 784 |
ISBN | 9789928103376 |
Viti i botimit | 2012 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Arta Marku |
Ky vëllim përfshin tabela kronologjike për vitet 1725-1995, aparatin bibliografik më të gjerë që ekziston dhe treguesin e emrave, vendeve dhe imazheve aktuale, nga kubizmi te dekonstruktivizmi. Për pafundësinë e materialeve ilustruese, libri mund të titullohej Enciklopedia e arkitekturës moderne, dhe do të ishin midis Enciklopedive, vëllimi më i plotë dhe...
Keni menduar ndonjëherë për shtëpinë tuaj, zyrën, shkollën, kinemanë, gjellëtoren, dyqanet, rrugët dhe sheshet ku shkoni shpesh? I keni parë ndonjëherë hapësirat brenda të cilave jetoni? Keni reflektuar mbi vlerën e veçantë të arkitekturës, krahasuar me atë të arteve të tjera figurative? Çfarë ndryshimi ka mes banesës suaj dhe një tempulli apo një harku...