Pas suksesit në shqip të një sërë romanesh, ky vëllim me proza të shkurtëra, i paraqet lexuesit shqiptar një dimension tjetër mjeshtëror të këtij autori të adhuruar nga miliona lexues në botë.
Murakami sërish, si pakkush, sjell një histori magjike me nota të forta surrealiste dhe lirike.
Haruki Murakami, një autor i përbotshëm bestseller, autor i shumë romaneve, na fut me këtë libër në Japoninë urbane të bareve të xhazit, në kafenetë, në botën e Jack Kerouac dhe Beatles, për të rrëfyer historinë e ngatërruar të dashurisë vetmëvetëse e joshpaguese. Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij,...
Philip Roth dhe Haruki Murakami jane nder shkrimtaret me te rendesishem te diteve tona. Veprat e tyre te ardhura se fundi ne shqip nga Skanderbeg Books, “Pas termetit” dhe “Nje njeri i zakonshem” i kemi bere bashke ne nje set, per t’ua rekomanduar si pjese te leximeve ne ditet e pushimeve verore, duke qene te bindur se kemi mbledhur bashke ne nje dy vepra...
Muzika ngjyrat, përshkrimi surealist, pasionet çmendurake, ikje pa destinacion dhe të gjitha shenjat magjepsëse të botës së Murakamit, që lexuesi shqiptar i njeh prej vitesh, vijnë sërish edhe më fuqishëm në këtë kryevepër të magjisë, rrëfimit dhe peizazhit mjeshtror letrar
“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
“Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por një pjesë e lindur e saj”. Ky është qerthulli i romanit “Pylli norvegjez” dhe shpjegesa se përse e shkroi dhe si e ktheu në të suksesshëm autori botimin e tij.
Duke luajtur si përherë me kufijtë mes ëndrrës dhe realitetit, në kërkim të lidhjeve njerëzore të shoqërisë së kapitalizmit të avancuar dhe me analiza të holla muzikore tipike të tij, Murakami ia doli të shkruajë këtë histori të mrekullueshme, që sipas fjalëve të atij vetë, u bë libri i tij më i dashur që ka shkruar deri tani.
Vëllimi "Pas tërmetit" i Haruki Murakamit, me shtegtimet e tij herë absurde, herë me humor, herë të frikshme, të çon në viset e ankthit dhe të kujtesës se sa qenie të pambrojtura jemi, dhe njëherësh, se sa fuqi të çuditshme ripërtëritëse kemi.
Këto tregime janë rrëfenja në kufijtë e historive të vërteta, të mbushura me po aq mister sa fantazi. Një prozë gjeniale që të grish ta lexosh e lexosh, sërish. Ky libër ka sharmin dhe personalitetin e butë dhe të dashur të autorit, sa t’i argëtojë admiruesit e tij.
Nje tjeter liber me tregime i Murakamit ne shqip nga Skanderbeg Books. Murakami nuk eksploron vërtet vuajerizmin, por më shumë një seksualitet pa trup, një pasion të filtruar. Përzierja e humorit dhe e melankolisë në veprat e Murakamit, është e jashtëzakonshme.
Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Romani vjen në shqip përmes përkthimit të Ilir Baçit
Shtepia botuese Skanderbeg Books sjell librin e trete dhe te fundit te 1q84, konsideruar si kryevepra e Haruki Murakamit, permes perkthimit te Ilir Baçit
Haruki Murakami është marrë me shumë tema në karrierën e tij të gjatë, por njërën temë nuk e ka prekur deri më sot: babain e tij."
Kafka Tamura, një i ri pesëmbëdhjetëvjeçar, largohet nga shtëpia me dëshirën edhe t'i shmanget profecisë edipiane të të atit, edhe të kërkojë motrën dhe nënën e tij të humbur prej kohësh.
Mahnitës...përpjekja më ambicioze e Murakamit për të përfshirë Japoninë moderne në një ngrehinë të vetme trillane. Washington Post "Një vepër e fuqishme arti... që s'duron krahasim." New York Observer
"Ashtu neper pezulline e drites permbi erresiren, Murakami ja del te zbuloje kudo fosforeshence, vecmas aurolat rreth njerezve, te cilat shkelqejne shume me ndritshem gjate nates dhe kur ngaterrohen mes tyre, por qe fiken agimeve kur zeme e nisim udhet tona te ndara."
Një reflektim brilant për miqësinë në kohën e fëmijërisë dhe një rikthim i miqësisë në moshë të rritur mes dy personazheve Hajimes dhe Shimamotos, teksa njëri prej tyre kishte krijuar familje dhe arritur suksese në biznesin e tij. Çfarë ndodh me këtë dashuri të re e cila i ka rrënjët në miqësinë e fëmijërisë? A i rrezikon Shimamoto ato që kishte bërë me...
Gjinj dhe vezë paraqet një portret të gruas moderne në Japoni dhe tregon rrugëtimet intime të tre grave, teksa përballen me shtypjen dhe pasiguritë e tyre, për të gjetur paqe dhe të ardhme që mund ta quajnë vërtet të tyren.
Një roman në shqip nga Natsume Soseski, i konsideruar si babai i letërsisë japoneze moderne. Haruki Murakami shprehet për këtë autor: “Sõseki është përfaqësuesi i letërsisë moderne japoneze, një personalitet i një kalibri të vërtetë kombëtar”. Në këtë trilogji e shkruar në fillim të shekullit të XX vjen historia e largimit nga fshati në universitet të një...
Akutagawa eshte nje nga emrat me te shquar te letersise moderne japoneze dhe ai vjen per here te pare para lexuesit shqiptar me nje permbledhje me tregime, perkthyer nga Sidita Hoxhiq Dano dhe botuar nga Arka e Noes
Një përmbledhje me proza, poezi dhe intervista nga autorët më të mirë shqiptarë dhe mjeshtrat e letërsisë botërore.