Horizont i levizshem View larger

Horizont i levizshem

Daniele Del Giudice A-005215

New product

Përshkrim i shkurtër

Para syve, një horizont prej akulli dhe drite, gjithmonë i paarritshëm. Janë vende, histori, ditë, vite, epoka gjeologjike që i rezistojnë perspektivës lineare të një tregimi të thjeshtë. Një gjeometri mijëvjeçare natyrore që shtresëzon çdo gjë, që kristalizon çdo kujtesë. Një botë ku përshkrimet mjedisore kthehen në ndjenja, në emocione. Ky roman është poema e këtyre botëve paralele.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928205384

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Danilele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri: janë tregimet e fundit të vërteta të aventurave që kanë fiksuar mitin dhe kujtesën e kësaj toke të panjohur.

Përshkrimi i një udhëtimi transformohet, kështu, në një eksperiencë që e afron lexuesin me një episod të historisë njerëzore, eksplorimin e jugut të thellë dhe jo mikpritës të globit, në përgjithësi pak të njohur dhe shpesh të harruar.

Si në filigran, në kufirin mes jetës dhe letërsisë, autori rindërton një “superekspeditë” e cila lidh mes tyre episodet e udhëtimeve historikisht të realizuara, duke i ndjekur ato nëpër shtigjet e botës dhe të shkrimit.

Duke luajtur mes diversistetit të perspektivave dhe të zërave, ai na jep “një horizont të lëvizshëm” në hapësirë dhe në kohë, por të qëndrueshëm dhe të përjetshëm në ndjenjat që përcjell.

Është një udhëtim që e tejkalon kohën, brenda një peizazhi hipnotizues dhe indiferent ndaj njeriut, me bukuri sublime, nga e verdha okër tek akujt që fundosen në ujë, mes majave shkëmbore, borërave të përjetshme dhe humnerave.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages224
ISBN9789928205384
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErion Gjatolli
RomanSagë&Histori