Askush nuk na vështron View larger

Askush nuk na veshtron

José Luís Peixoto A-004267

New product

Përshkrim i shkurtër

Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe Moisiu; vetë Djalli, etj.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928062239

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Karakteret e Peixotos janë universalë, siç është shpresa e tij përballë vështirësive. Paradoksalisht, edhe pse autori e vendos ngjarjen në një fshat të varfër të Portugalisë, ky fshat mund të jetë kudo, mund të jetë çdo fshat i varfër e i përcëlluar nga dielli, në çdo vend të botës. Imazhet që sjell Peixoto, flasin pa fjalë janë të veçanta e të paharrueshme...

Natyra shfaqet si një forcë madhore dhe fuqia dhe talenti i Peixotos dalloheni pikërisht tek dëshira e tij për të imituar aftësinë e natyrës për të krijuar dhe shkatërruar në të njëjtën kohë.

Fragment nga libri

Bota mbaroi, si mbyllja e syve ku nuk shihen as gjërat që i shohim me sy mbyllur. Fëmijët vdiqën, dhe bashkë me ta edhe e qeshura e tyre ashtu e shpërhapur nën dritën e diellit të të shtunave në gusht.

Bota mbaroi, si e përpirë nga nata që zbriti prej qielli, dhe kurrë më nuk u dëgjuan të qeshura fëmijësh, kurrë më nuk ishte e shtunë, kurrë më nuk ishte gusht, kurrë më nuk kishte dritë dielli.

E kjo mungesë e botës, nuk ishte as mungesë, nuk ishte as hapësirë bosh ku më parë jetonte dikush që ka vdekur sepse kjo mund të ndjehej. Ishte një natë e pafund që kishte mbledhur të gjitha frikërat e të gjitha netëve që prej natës së parë të botës. Por edhe frika nuk ekzistonte sepse askush nuk ekzistonte që ta ndjente.

Komente mbi librin

"José Luís Peixoto është një nga zbulimet më të habitshme në literaturën e sotme portugeze."

Jose Saramago

"Rrëfime të jetës së vështirë në varfëri, të sjella në mënyrë brilante... Pathosi i Peixotos është i rrahur nga një absurd i sjellë me mprehtësi. Ndjeshmëria e tij ironike shkëlqen në këtë vepër."

Financial Times

"Ky libër e vendos lexuesin përballë pyetjesh dhe sfidash të vështira..."

The Australian

"Ky libër lexohet si një gotë jete e kthyer me fund."

Le Figaro

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages240
ISBN9789928062239
Shtëpia botueseNenhum Olhar
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErmira Danaj
RomanSagë&Histori
I ri1