Grate View larger

Grate

T. C. Boyle BDI0319

New product

Përshkrim i shkurtër A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do tjua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boylet, Gratë. Pasi risolli në jetë të famshmin mbret ekcentrik John Harvey Lellogg në librin The Road to Wellville dhe studiuesin e seksit Alfred Kinsey në The Inner Circle, Boyle përvijon këtë herë një tjetër karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346905

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wrighti, duke zgjedhur një mënyrë shumë origjinale, një detaj fort domethënës: katër gratë e tij, që e deshën pa kushte, nëpërmjet të cilave krijoi kësisoj këtë vepër madhështore. Wright-i jetoi duke iu kundërvënë rregullave të ngurta të vendosura nga shoqëria, qofshin këto estetike, morale apo romantike. Asnjëherë nuk bëri çfarë pritej dhe, me gjithë skandalet e mëdha që shoqëronin dashuritë dhe divorcet e tij, si dhe vështirësitë financiare pa mbarim, ai kurrë nuk lejoi të ndikohej në vizionin dhe dëshirat e tij. Fitoret dhe humbjet e Wright-it lidheshin përherë me gratë që donte: Olgivana Milanov, malazeze, mospërfillëse dhe me bukuri ekzotike, nxënëse e balerinit të famshëm Gurdjev që njihej prej nxënësve të Wright-it si Ledi dragua; Mod Miriam Noel, një bukuroshe pasionante prej Jugu, me temperament të fortë, morfinomane; Mejmaha Borthuik Çeni, mjaft e ndjeshme e që u vra në mënyrë tragjike në shtëpinë e Wright-it, në Taliesin (Wisconsin) më 1941; dhe gruaja e tij e parë, shumë e re, Kiti Tobin, me të cilën pati gjashtë fëmijë. Secila nga historitë e këtyre katër grave ndodh në mënyrë të papritur, qesharake dhe mbi të gjitha prekëse. Në qendër të librit është djali i ri dhe i pashëm japonez, Tadashi Sato, i cili mbërrin në Taliesin në vjeshtën e vitit 1932, për tu bërë nxënës i Wright-it dhe menjëherë ia nis punës në kuzhinë, duke qëruar perimet dhe duke larë enët. Përmes historisë së tij hyjmë në botën e çuditshme dhe të rrëmujshme të Taliesinit të asaj kohe, kur Wright-i dhe Olgivana merren jo vetëm me çështje të arkitekturës, por edhe me çdo gjë tjetër

Data sheet

pages536
ISBN9789994346905
Published year2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJorgji Qirjako