Grigor Banushi BDI0252
New product
Ngjarjet e romanit Simfonia e pambaruar, të treguara herë në kohë reale e herë në retrospektivë, vendosen në periudha e vende të ndryshme, duke e bërë romanin mjaft tërheqës dhe duke e futur lexuesin në botën e personazheve.
502 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
"Inspektori Byzh nuk kishte asnjë koment për të dhënat personale të qytetarit Adrian Mara, viktimë e një sulmi më 18 shtator, në orën 18:10, në të dalë të Sen Orionit. Ngjarja u raportua nga polici i zonës, Zhylien Larme. Më pas qytetari Mara u dërgua në spitalin rajonal në Sen Deni.
Megjithatë, Byzhi nuk duroi dot pa thënë dy fjalë, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ndihmonin në zbardhjen e saj. Komentet e inspektorit ishin mënyra më e mirë për të mbushur disi boshllëkun e krijuar nga mungesa e të dhënave. Qytetari Mara nuk kishte kombësi franceze, çka mund të linte shteg për të dyshuar rreth ndonjë sulmi për arsye raciste. Byzhi ishte pak i çuditur dhe i befasuar nga kombësia e viktimës. “Un albanais”, tha me vete i habitur, pasi kombësia shqiptare e Adrian Marës nuk i thoshte ndonjë gjë. Ishte njëlloj si të ishte shkruar “pa kombësi”. Ah, u kujtua më pas, Albanie. E vetmja gjë që dinte për Albanie dhe albanais ishte diçka që kishte lexuar në gazetë. Me sa mbante mend, para pak kohësh kryeministri i këtij vendi kishte vrarë veten. Një ngjarje e rrallë dhe e çuditshme për një vend europian, edhe pse krejt të panjohur. Ideja e kryeministrit të vetëvrarë iu duk intriguese dhe ndoshta shërbeu edhe si nxitje për t’u thelluar edhe më te qytetari Adrian Mara. Byzhi arriti ta shqiptonte në mënyrë korrekte emrin dhe mbiemrin e shqiptarit që kishte humbur kujtesën. Në fillim e shqiptonte Adrien Maré, apo Maró, por pastaj u mësua me shqiptimin jo francez të emrit dhe mbiemrit të personit, të cilit, ndoshta, do t’i kushtonte kohën e mbetur si inspektor i policisë së krimeve."
| pages | 308 |
| Shtëpia botuese | Dituria |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Ngjarjet e romanit Simfonia e pambaruar, të treguara herë në kohë reale e herë në retrospektivë, vendosen në periudha e vende të ndryshme, duke e bërë romanin mjaft tërheqës dhe duke e futur lexuesin në botën e personazheve.
Pas romaneve “Vdekja e Narcisit”, “Fytyra e Djallit”, “Mëria e Zanave”, “Simfonia e pambaruar”, dhe “Aromat e Vjeshtës” vjen “Vals në shkretëtirë” që është romani i gjashtë i Grigor Banushit dhe njëkohësisht pjesa e dytë e trilogjisë që nis me “Aromat e Vjeshtës”. Në qendër të këtij romani është përsëri figura e një gazetari e shkrimtari, të cilit nuk i...
ZËRAT E NATËS është pjesa e tretë e trilogjisë që nis me romanin "Aromat e vjeshtës" dhe vazhdon me "Vals në shkretëtirë".
"Aromat e vjeshtës” është pjesa e parë e një trilogjie dhe romani i pestë i autorit Grigor Banushi. Ai vjen pas romaneve “Vdekja e Narcisit”, “Fytyra e Djallit”, “Mëria e Zanave” dhe “Simfonia e pambaruar”.
Në faqet e romanit shpaloset dashuria, shpresa dhe ëndrrat, të cilat herë duken të realizueshme e herë mbeten iluzione e gati shuhen. Por shpresa vdes e fundit, e aq më tepër dashuria që nuk vdes kurrë. Është pikërisht kjo dashuri që i mban dhe u jep zemër Orestit dhe Gretës për të besuar tek ëndrra e tyre, që kjo ëndërr të mos mbetet në sirtar, por të...
Gjenerali pa yll është romani i nëntë i shkrimtarit Grigor Banushi. Ngjarjet zhvillohen në ditët tona, në mjediset e Bunkerit Antibërthamor rrëzë Malit të Dajtit.