Ngushellimet e mia View larger

Ngushellimet e mia

Dulce Maria Cardoso BD0156

New product

Përshkrim i shkurtër

Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje baxhelle, ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri; të ëmën, akull të ftohtë, që spajtohet dot me faktin që solli në jetë një vajzë aq të shëmtuar; takimet e seksit të shpejtë shkel e shko me kamionistët në vendpushimet e autogrillave; vëllanë e gjetur, dështak, të fiksuar pas rregullit, i mbërthyer nga manitë e hakmarrjes. E tërë kjo në sfondin e një Lisbone të ndërdyshur mes Revolucionit të Karafilave dhe qendrave të sotme tregtare, restoranteve të trishtuara indiane dhe kafeneve të ndyra, ku e shkuara dhe e ardhmja kërleshen mes tyre dhe e tashmja sështë veçse një ëndërr e keqe.

More details

503 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994303762

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Dulce Maria Cardoso, është një prej emrave më të njohur të letërsisë portugeze. Fëmijërinë e saj e ka kaluar në Angola dhe është rikthyer në Portugali në vitin 1975, direkt pas shpalljes së Pavarësisë së Angolas. Ajo ka studiuar drejtësi, ka punuar si juriste dhe në të njëjtën kohë shkruante skenare filmash. Si shkrimtare, me romanin e saj të fundit ka fituar Cmimin special të kritikës për vitin 2011 në Portugali si dhe është zgjedhur si Libri i vitit 2011. I është akorduar cmimi Kalorës i nderit nga Urdhri francez i Artit dhe Letrave. Fragment nga romani jeta ime është një luftë kundër miliona qimeve dhe ndihem tepër krenare për këtë i njoh armiqtë e mi, ua njoh hiletë, nuk ma hedhin dot, edhe kur ndahen më dysh për tu rritur më të forta, kur hyjnë në mish apo kur mësyjnë fshehurazi e tinëzisht duke u rritur nën lëkurë; i njoh armiqtë e mi dhe nuk lë rast pa ua çjerrë maskën, nuk i lejoj të fshihen për të fituar kohë, është një luftë e paepur

Data sheet

pages320
ISBN9789994303762
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
PërkthyesiNasi Lera