Kthimi View larger

Kthimi

Dulce Maria Cardoso BD0282

New product

Përshkrim i shkurtër

Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për "kthimin" në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789928176035

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mbi librin Romani i fundit i jashtëzakonshëm i Dulce Maria Cardoso-s, "Kthimi", është shkruar me saktësi narrative dhe me qartësi stili të admirueshëm. Një tablo e nderë, dramatike, treguar përmes syve të një fëmije për "kthimin" në atdhe, që përbën njëkohësisht edhe një radiografi gjuhësore të një vendi ende të mpirë dhe ndoshta të zhgënjyer nga ndryshimet jo shumë të largëta historike. Fragment nga libri Një avion heq një vijë të bardhë në mes të qiellit. Në heshtje. Si një shkumës i ngathët në duart e padukshme të Zotit. Në kohëra të tjera do t'i isha përgjigjur që këtu poshtë. Ndoshta do t'i përgjigjem. Në kohëra të tjera do t'i kisha shkruar, ndoshta do t'i shkruaj me germa të mëdha mbi gjithë gjatësinë e tarracës, që ai të më shohë patjetër, unë kam qenë këtu. Unë kam qenë këtu. Mbi autoren Dulce Maria Cardoso lindi në Portugali më 1964, por një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në Angola. E kthyer në Europë, vendoset në Lisbonë dhe fillon të shkruajë skenarë filmash dhe tregime. Romani i saj i parë, "Fusha e gjakut", fitoi çmimin prestigjoz Grande Premio Acontece të Romanit. Në vitin 2009 iu dha Çmimi Letrar i Europës së Bashkuar për romanin "Ngushëllimet e mia". Në vitin 2011 botoi romanin "Ditëlindja" dhe po në atë vit u botua edhe romani "Kthimi".

Data sheet

pages240
ISBN9789928176035
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNasi Lera