Kurt Sejit dhe Sura View larger

Kurt Sejit dhe Sura

Nermin Bezmen BOT0101

New product

Përshkrim i shkurtër

Me historinë e një dashurie të madhe, të luftës, të revolucionit, të mallit dhe të brengave, romani "Kurt Sejit dhe Sura" është një roman i jashtëzakonshëm, që u jep lexuesve nga fillimi në fund shije, kureshtje dhe emocion të veçantë.

More details

21 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928001504

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një histori epike dashurie. Një dashuri sublime me shikim të parë. "Kurt Sejit dhe Sura", njëri nga romanet e Nermin Bezmen-it që ka zënë vend midis klasikëve të letërsisë turke, rrëfen histori njerëzish nga jetesa madhështore në Rusinë cariste deri në zvarritjet e tyre pas revolucionit bolshevik.

Me këtë roman, që pasqyron një të vërtetë historike, do të bëni një udhëtim plot me aventura nga Jalta e vitit 1892 në ditët e madhërishme të Shën Petërsburgut, nga fronti i Karpateve në ferrin e revolucionit dhe më në fund në Peran e viteve 1920 në Stambollin e pushtuar. Bashkë me heronjtë e romanit do të përjetoni botën e magjishme të polkave, të trojkave, mizorinë e revolucionit dhe të luftës, ditët e fundit të Perandorisë Osmane të copëtuar.

Kurt Sejit... I biri i Mirza Eminofit, i lindur me pasuri dhe me ofiqe. Simpatik, ambicioz, guximtar. Qenia si toger në regjimentin e Gardës së car Nikollës e përfshiu atë në listën e vdekjes që përgatitën bolshevikët. Ishte aq krenar sa nuk kërkoi shpërblim kur u dorëzoi forcave të Mustafa Qemalit një anije plot me armë që e solli kur u arratis. Duke e filluar jetën nga zero, pasuria që i mbeti në dorë ishte vetëm krenaria dhe dashuria.

Sura... hyri në botën e Sejitit falë bukurisë së pastër dhe dashurisë së papritur ende në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare në një natë moskovite me dëborë, të mbështjellë me romantizmin e melodive të Çajkovskit. Fama dhe pasuria e familjes së saj e detyruan që edhe ajo të largohet nga atdheu.

Në këtë aventurë ku u hodh bashkë me burrin që dashuronte, ata u përpoqën të qetësonin në dashurinë për njëri-tjetrin mallin për atdheun dhe familjet e tyre që nuk do t'i shikonin më, mallin për të shkuarën e tyre që nuk do të mund ta jetonin më, trishtimet e tyre të pashpresa.

Data sheet

pages528
ISBN9789928001504
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiStefan Vuçani
RomanRomancë&Pasion