Ermal Lala A-000949
New product
Një roman i përshkuar nga skena rrëmbimesh, plane djallëzore vrastare që mbajnë pezull fatin e personazheve dhe intriga të stisura prej letrash, të cilat priten të zbulohen, "Purple" ngrihet mbi binomin e krimit dhe vrullit të pasionit që prodhojnë dramaticitet dhe dinamizëm në strukturën e tij tekstore.
This product is no longer in stock
"Purple" është realizimi i një ëndrre rinore të një studenteje të diplomuar në degën e Gazetarisë, Anita Grori, por me aspirata të mëdha, duke dalë nga koncepti i "ëndrrës në sirtar".
Realizimi i krijimit të "Purple" si radiostacion televiziv, me një staf të gjerë punonjësish, por të kryesuar prej saj, është iniciuar nga Hysen Doçi, sipërmarrës vizionar, me një pasuri marramendëse, largpamës në kulm. Përmes kompetencës së investimeve në fusha të ndryshme të biznesit, mësojmë se asgjë nuk është e pamundur për të.
Mirëpo, "Purple" është peng i një martese pa dashuri që zhvillohet mes këtyre dy personazheve. Ky mund të quhet një pakt mëkati, pasi dashuria sakrifikohet për hir të profesionit. Në këtë mënyrë, edhe Radio "Purple" mbart simbolikën e mëkatit, të tundimit njerëzor, dyzimit mes dashurisë dhe parasë. Për një manjat si Hyseni, paraja është gjithçka, vetë lumturia, aq sa dashuria nuk ka më vlerë për të. Madje, krijimi i radiostacionit bie në kontrast të theksuar me idenë rinore të Anitës, të simbolikës së ngjyrës së lules më të dashur për të: manushaqen. Gjejmë rastin të shtrojmë pyetjen: a mund të quhet kjo lloj lidhjeje një martesë e mirëfilltë, ku paraja është kryefjala sunduese e saj dhe sa mund të rezistojë ajo në mungesë të ndjenjës?
Ardhja e Amadeos, një personazh nga e kaluara e Anitës, i shfaqur në mënyrë të befasishme, do të sjellë konfuzion në botën e brendshme shpirtërore të saj. Djalë i ri, me profesionin e mekanikut, energjik, punëtor i palodhur, kthehet nga Greqia për të hapur ofiçinën, tashmë afër familjes së tij, për të cilët i ka marrë malli. Lidhja e tij me Anitën është emotive, por kalimi i një kohe të gjatë dhe largësie fizike, jo vetëm që nuk e shuan dashurinë mes tyre, por sa vjen e forcon gjithnjë e më tepër atë. Të mësuarit e martesës së Anitës prej Radio "Purple" është një çast dramatik për Amadeon, saqë e trondit atë jashtë mase. Miqësia e tyre bëhet e paqëndrueshme, kur në mes dominon e vërteta e hidhur. Ky trinom personazhesh shndërrohet në një kult heronjsh mes dhimbjes dhe pasionit.
Lindja e Anuarit, fëmijës së parë të çiftit Hysen - Anita përbën një pikë kyçe për strukturën e romanit. Përmes tij, zbulohen pakënaqësitë mes këtij çifti dhe mundësohet prezantimi i një galerie të gjerë personazhesh, si në rastin e familjes së Amadeos me të cilët Anita, por edhe vetë Anuari krijon marrëdhënie të ngushta, plot ngrohtësi, sa edhe bien në kontrast me karakterin e ftohtë dhe vetmitar të Hysenit.
Një personazh jo me pak rëndësi është Fatbardh Trimi, një student i talentuar në shkencat ekzakte, i diplomuar në degën e inxhinierisë gjenetike. Ai mishëron shpirtin e shkencës dhe të individit të etur për dije, me synimin për të bërë përpara përmes perspektivës. Fati e lidh me familjen Grori prej përzgjedhjes së emrit të Anuarit në Radio "Purple" por edhe me të ardhmen e këtij fëmije që nuk ngjan aspak rastësi, por si një stisje e mirëmenduar sa dhe e habitshme e fatit. Radio "Purple", mesa shohim, bëhet epiqendra e lidhjes së personazheve dhe burim i vazhdueshëm konfliktesh. Një skenë domethënëse është dalja e Anuarit në këtë radiostacion, në moshën 7 vjeçare tashmë, duke rrëfyer raportet e ndërtuara me të dhe të prindërve të tij, me çiltërsinë dhe sinqeritetin çarmatosës prej fëmije që e karakterizon, duke u bërë edhe një emblemë e tij, poashtu edhe një simbol dhe fryt i mëkatit, prej një martese të pasuksesshme, megjithë natyrën e tij çapkëne, tejet të shkathët.
Në roman, personazhi femëror, në trajtat më dramatike të saj, shpaloset në figurën Marjanthi Pargasit, quajtur ndryshe si Marjeta. Një vajzë e vuajtur, e cila jetonte me të ëmën në një fshat të humbur, mes skamjes, njihet me Amadeon në gjendjen më kritike të tij, buzë një ujëvare, duke gjeneruar një shkëndijë pasioni. Për ironi të fatit, ajo do të punësohet në "Purple", pas një kalvari të gjatë ngjarjesh që zhvillohen në jetën e saj, për të punuar me Hysen Doçin, ku do të takohet me Amadeon. Kështu, ai do të pushtohet nga një luftë e brendshme me vetveten, me turbulenca shpirtërore, i dyzuar mes saj dhe Anitës, duke treguar se as koha nuk e tret mallin që ka ndjerë për të dhe as plagën e dhimbjes së ndarjes mes tyre, të zanafilluar nga grimëçasti i njohjes në ujëvarë.
Pika kulmore e romanit është sëmundja e papritur e Anuarit, anemia aplastike që do të vijojë me vendimin e kryerjes së një ndërhyrjeje kirurgjikale, me transplantim të palcës së kuqe kurrizore, aty ku prodhohen rruazat e kuqe të gjakut. Por çështja qëndron në gjetjen e një dhuruesi të palcës, të cilit do t'i përputhet ADN-ja me ADN - në e Anuarit. Nga kjo skenë, do të ngrihet një debat mbi atësinë e Anuarit, i cili do të marrë përmasat e një skandali pas zbulimit të tij. Fatbardh Trimi do të jetë ai i cili do të përfshihet i pari në këtë situatë, duke u munduar që ta fshehë atë në mënyrën më të kujdesshme të mundshme.
Lindin pyetjet: Kush është babai biologjik i këtij personazhi në fjalë? Si është e mundur të vihet në dyshim dhe në diskutim atësia e tij, kur dihet "botërisht" se Hysen Doçi dhe Anita Grori janë prindërit e tij? A është e mundur të kryhet tradhëti bashkëshortore pa kontakte të huaja fizike? Cila është pala e cila do të dalë zbuluar të jetë në këtë pozitë? Si do të dalë në pah e vërteta? A mund të themi se janë kurthet e shkencës për të rrënuar dinjitetin njerëzor ? A ekzistojnë teori konspirative që vënë në jetë këtë pikëvështrim? Si do të jetë reagimi i Anuarit nga kjo atmosferë konfliktuale?
Në lojë do të vihet edhe çifti Amadeo - Marjetë në gjenerimin e kodit gjenetik të Anuarit, duke sjellë një thellim enigmatik të kësaj çështjeje. Ardhja e Marjetës dhe lidhja e saj përbën një mister që do të mbjellë pështjellim te personazhet e tjerë.
Si do të mundet të gjendet filli I zgjidhjes së saj?
A do të mundet të hidhet dritë mbi errësirën e së kaluarës?
Një roman i përshkuar nga skena rrëmbimesh, plane djallëzore vrastare që mbajnë pezull fatin e personazheve dhe intriga të stisura prej letrash, të cilat priten të zbulohen, "Purple" ngrihet mbi binomin e krimit dhe vrullit të pasionit që prodhojnë dramaticitet dhe dinamizëm në strukturën e tij tekstore.
"Purple" është vepra e tretë e Ermal Lalës, pas "Kënga e reve të bardha" (poezi, Tiranë, 2018) dhe "Melodia e valës së bardhë" (prozë dhe poezi, Tiranë, 2019) dhe njëkohësisht, vepra e parë e shkruar në kategorinë zhanrore romanore.
Lloji i botimit | Paperback |
pages | 296 |
Redaktori | Smeralda Çaça |
Published year | 2021 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Roman | Sagë&Histori |
I ri | 1 |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Pas shumë veprash të mira që Eliseu la pas, një ditë të zymtë, që kulmonte me Luftën e Ftohtë dhe vrasjen e një presidenti amerikan, i la të gjithë dhe iku për t’iu bashkuar familjes së madhe në parajsë... atje ku gjendeshin Niela dhe prindërit e tij. I dëshpëruar nga dhimbja dhe mërzia se nuk do të merrte më asnjë letër prej mikut të tij Elise, një vit...