Ermal Lala BAO0643
New product
Pas shumë veprash të mira që Eliseu la pas, një ditë të zymtë, që kulmonte me Luftën e Ftohtë dhe vrasjen e një presidenti amerikan, i la të gjithë dhe iku për t’iu bashkuar familjes së madhe në parajsë... atje ku gjendeshin Niela dhe prindërit e tij. I dëshpëruar nga dhimbja dhe mërzia se nuk do të merrte më asnjë letër prej mikut të tij Elise, një vit më pas edhe Jonasi iu bashkua amshimit qiellor. Mbeti vetëm Bernardoja, që, sipas Diambesë, me një gotë verë në dorë citohet të ketë thënë: “Gëzuar të gjithë, të dashurit e mi! Ju u bashkuat rreth tryezës së madhe të Zotit, u bashkuat në frymë!”
1111104 Items
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
ISBN | 9789928392084 | |
PARATHËNIE
“Spirit” titullohet vepra e katërt e autorit Ermal Lala, pas vëllimit me poezi “Kënga e reve të bardha” (Tiranë, 2018), vëllimit me prozë dhe poezi “Melodia e valës së kaltër” (Tiranë, 2018) dhe romanit “Purple” (Tiranë, 2021). Romani “Spirit” është një roman, i cili kornizohet në një kronotopi të larmishme, me zanafillë epokën e fundshekullit XIX dhe shekullin XX. Jemi në epokën e Revolucionit Industrial, me shpikjen e motorit me avull, si zëvendësues e fabrikave të qymyrgurit, me shpikjen e vaksinës dhe penicilinës (Aleksandër Flemingu dhe Lui Pasteri), me ardhjen e teorisë së famshme të relativitetit (A. Ajnshtajni), me zbulimin e rrezeve radioaktive dhe poloniumit (çifti P. Kyri dhe M. Kyri).
Pra, jemi në hapa pararendës për formësimin e një koncepti të mirëfilltë qytetërimi, në rang botëror. Pikënisja e ngjarjeve e ka zanafillën në Anglinë e kësaj periudhe, me përplasje kontrastuese mes mendësive dhe botëkuptimit të personazheve. Spikat Bernardo Kastoria, një inxhinier me aspirata të mëdha, nën urdhrat e Ben Nortonit, kryetarit me prejardhje nga një familje baronësh, me gjak pasanikësh, ideali i të cilit mbetet paraja.
Bernardoja mbart një temperament mizantropik, që nuk i duron dot padrejtësitë që i bëhen, jo për interesa personalë, por kolektivë. Kjo e bën atë të jetë popullor dhe i dashur nga të tjerët.
Ben Nortoni është antipodi i tij: paraja e ka verbuar atë, ia ka marrë mendjen; ai nuk mjaftohet me fitimet e tij kolosale, ndonëse është i krimbur në para. Por kjo mani (monomani të parave mund të thoshim) e bën atë konfliktual, aq sa të thurë intriga për asgjësimin e armiqve të tij, në mënyrë aq të mirëmenduar, sa zgjon habi në sy të lexuesve. Ai bën çmos që të vihet në veprim në bashkëpunim me Dankenin, krahun e tij të djathtë, gurin e tij të shahut. Planet e tij djallëzore, të thurura me anë të ligësisë që e karakterizon, do të përbëjnë një aspekt të dinamizmit të strukturës tekstore romanore, në stisjen e saj.
Do të nxitin një rrjet atentatesh të tij, me idenë e kthimit të së keqes mes tyre, në mënyrë reciproke. Allishverishet e shumta, përpjekjet për të shkaktuar trazira, si shkatërrimi i hekurudhës, përcjellin një imazh negativ për banorët e Kentit.
Një çift tjetër personazhesh, me rol kulminant në roman, janë Jonas Kastorias dhe Elise Ugartes. Edhe pse baballarët e tyre kanë një lidhje miqësie, ata nuk reshtin së dashuri njëri-tjetrin, një sintezë e fuqishme sivëllazërore. Marrëdhënien mes tyre nuk e thyen as koha, duke mbetur universale.
Ata janë të ndjeshëm, por sypatrembur, të udhëhequr nga zemërbardhësia e tyre. Romani “Spirit” përmban një galeri të gjerë personazhesh, duke i dhënë një karakter social, të shtrirë në një plan kohor. Por Jonas-Elise e tregojnë më së miri veten në sekuencat situative ku veprojnë.
Romani shtrin edhe fushëveprimin, duke përfshirë Olivaresin, një fshat të Spanjës, për të përcjellë si mesazh ruajtjen e traditës baritore, e cila bie diametralisht në kontrast me gjakftohtësinë e luftës, si shkatërrimtare e shpirtërores.
Në këtë atmosferë bëhet gjithashtu luftë për ekzistencë dhe mbijetesë. Don Alfonso, gjyshi i Bernardo Kastorias, kthehet në simbol i ruajtjes së traditës, etnicitetit dhe i vetëdijes kolektive. Ai, përmes letrave të shumta që shkëmben me Bernardon e, më tej, me Jonasin, i jep romanit një karakter sentimentalist, epistolar, si sfiduese e egoizmit dhe ambicies luftarake që zhbën çdo përmasë të humanizmit.
Në shek. XX, qenia njerëzore orvatet të dehumanizohet, duke rendur pas luftës dhe teknologjisë, duke u kthyer në një “njeri-ingranazh”, sikurse shprehet Ernesto Sabato.
Lind pyetja: çfarë do të ndodhë me Ben Nortonin, babanë e krimit, mishërim i makutërisë dhe i së keqes?
Si do të vijojë e ardhmja e personazheve?
Çfarë raporti do të krijojnë ata me historinë, nga ky aktualitet që na prezantohet? Një vrull ngjarjesh, me binomin vrasës - i vrarë, pritet të thyejë horizontin e pritjes së lexuesve.
Gentjana Ismailaja
pages | 306 |
ISBN | 9789928392084 |
Redaktori | Sevi Lami, Gentiana Ismailaja |
Published year | 2022 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Roman | Sagë&Histori |
I ri | 1 |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Një roman i përshkuar nga skena rrëmbimesh, plane djallëzore vrastare që mbajnë pezull fatin e personazheve dhe intriga të stisura prej letrash, të cilat priten të zbulohen, "Purple" ngrihet mbi binomin e krimit dhe vrullit të pasionit që prodhojnë dramaticitet dhe dinamizëm në strukturën e tij tekstore.