Fernando Pessoa BDR113
New product
Po përtej kënaqësisë së tekstit, përftuar nga leximi i tij, ky libër mund të konsiderohet edhe si një fillesë ndryshe nga të tjerat: një udhërrëfyes i çuditshëm, një baedeker privat për të udhëtuar mes hapësirave e planeteve të galaktikës më befasuese letrare, që na ka dorëzuar Nëntëqinda.
102 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
| ISBN | 9992788410 | |
Ky libër është njëfarë përmbledhjeje kampionësh, një vitrinë vezulluese, një ftesë për të hyrë në brendësi të labirintit të Pesoas, duke ndjekur gurët më të çmuar miliarë të shkrimeve të tij.
Për të mos e ngatërruar me një përmbledhje sentencash, art të cilin Pesoa nuk e dashuroi dhe nuk e kultivoi, ky është më saktë një vëllim “vjedhjesh arti”, një paradhënie e sythave përbërës të një vepre të pakufishme për t’ia ofruar lexuesit. Proza, ditare, letra, poezi: e gjithë prodhimtaria e të madhit portugez ka kaluar nëpër sitën e arkërkuesit; dhe ky fryt, i papritur e, në njëfarë mënyre, i panjohur, ndrit me atë shkëndijë habie e mrekullie, që fitojnë ekzemplarët e përhumbur e bizhuteritë e vjedhura.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 156 |
| ISBN | 9992788410 |
| Published year | 2013 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Ajsela Koka |
Përpos zhvillimit të disa rrymave letrare që dallohen në krijimtarinë e Fernando Pessoa, veçohen edhe kontaktet me okultizmin dhe me doktrinat teozofike, duke krijuar kështu një unikalitet letrar përmes heteronimeve të ndryshme që gjenden në veprën e tij (si: Álvaro de Campos, Bernardo Soares, Ricardo Reis, Alberto Caeiro etj.)
"Edukimi i stoikut" është një dorëshkrim i Pessoa-s i zbuluar dhe botuar relativisht vonë. I shkruar në të njëjtën formë si "Libri i shqetësimit", "Edukimi" i atribuohet baronit të Teives, një nga heteronimet e shumta të Pessoa-s.