Fernando Pessoa BPS0053
New product
Përpos zhvillimit të disa rrymave letrare që dallohen në krijimtarinë e Fernando Pessoa, veçohen edhe kontaktet me okultizmin dhe me doktrinat teozofike, duke krijuar kështu një unikalitet letrar përmes heteronimeve të ndryshme që gjenden në veprën e tij (si: Álvaro de Campos, Bernardo Soares, Ricardo Reis, Alberto Caeiro etj.)
9 Items
Shtëpia Botuese | Pika pa Sipërfaqe | |
| ISBN | 9789928185334 | |
AH, NJI SONET...
Zemra ime asht nji admiral çmendurak
që braktisi profesjonin detar
e që rrin tue e kujtue pak nga pak
në shtëpi tue ecë, tue ecë tasheparë...
N’vajtje-ardhje (vetë unë jam ecejak
mbi kët’ karrige; veç shêj imagjinar)
deti i braktisun qëndron në flakë
në muskujt e lodhun e pushimtarë.
Asht nostalgjia ndër kambë e ndër kra’
asht nostalgjia n’trunin e shpërndamë
asht zemrimi i madh ardhë lodhjet sa s’ka.
Por – kjo asht e bukur – buronte thellë zemrës
kur flisja... e ku dreqin tashti jam
me admiralin në vend të ndjenjës?...
***
Jo, nuk asht lodhje...
Asht nji masë përhitjet
që më futet në këtë soj mendimi,
asht nji e diel e rrokullisun
nga ndjenja,
nji ditë festive kalue në humnerë...
Jo, lodhje nuk asht...
Asht fakti që unë ekzistoj
e po ashtu dhe bota,
me krejt çka përmban,
me krejt çka në të shpjegohet
dhe në fund asht e njejta gja, variant në nji kopje.
Jo. Lodhje pse?
Asht nji ndijim abstrakt
i jetës konkrete –
diçka si nji britmë
për me u lëshue,
diçka si nji angështí
për me e vuejtë,
ose me e vuejtë krejtsisht,
ose me e vuejtë si...
Po, ose me e vuejtë si...
Pikërisht kjo, si...
Si çka?...
Po ta dija, nuk do të ishte tek unë kjo lodhje e rreme.
(Ah, të verbët që këndojnë në rrugë,
ajo organo ambulante e jashtëzakonshme
asht kitara e njenit, dhe viola e tjetrit dhe zani i asaj!)
Sepse ndigjoj, shoh.
Rrëfej: asht lodhje!...
| ISBN | 9789928185334 |
| Published year | 2016 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
"Edukimi i stoikut" është një dorëshkrim i Pessoa-s i zbuluar dhe botuar relativisht vonë. I shkruar në të njëjtën formë si "Libri i shqetësimit", "Edukimi" i atribuohet baronit të Teives, një nga heteronimet e shumta të Pessoa-s.
Po përtej kënaqësisë së tekstit, përftuar nga leximi i tij, ky libër mund të konsiderohet edhe si një fillesë ndryshe nga të tjerat: një udhërrëfyes i çuditshëm, një baedeker privat për të udhëtuar mes hapësirave e planeteve të galaktikës më befasuese letrare, që na ka dorëzuar Nëntëqinda.