Fernando Pessoa BPS0067
New product
"Edukimi i stoikut" është një dorëshkrim i Pessoa-s i zbuluar dhe botuar relativisht vonë. I shkruar në të njëjtën formë si "Libri i shqetësimit", "Edukimi" i atribuohet baronit të Teives, një nga heteronimet e shumta të Pessoa-s.
3 Items
Shtëpia Botuese | Pika pa Sipërfaqe | |
| ISBN | 9789928185495 | |
FRAGMENTE NGA LIBRI
Ëndrra, kur jetohet me tepri ose bëhet familjare, shndërrohet në një realitet të ri; tiranizon si ai; resht së qeni strehë. Ushtritë e ëndërruara përfundojnë të mundura, si ato që bien dhe rrënohen në përplasjet dhe në betejat e botës.
*
Nuk kam ndier kurrë nostalgji, se nuk kam pasur kurrë arsye për t’u ndier nostalgjik. Në ndjeshmërinë time kam qenë gjithnjë racional. Meqë me jetën time nuk bëra dot gjë, asgjë nuk më përmallon; meqë ajo që nuk ekziston, mund të jetë gjithçka, fare mirë mund të kisha ushqyer shpresa; sot as shpresa nuk kam, se nuk shoh kurrfarë arsyeje pse e ardhmja duhet të jetë e ndryshme nga e shkuara. Ka prej atyre që ndiejnë mall për të kaluarën veç për faktin që ka kaluar, dikujt edhe e keqja e kaluar i duket e mirë vetëm për faktin e thjeshtë se ka kaluar, dhe bashkë me çka ishim vetë kur na ndodhi. Nuk i kam dhënë kurrë shumë rëndësi kohës si abstragim, për t’u ndier kësisoj keq për të kaluarën time vetëm se ka kaluar apo sepse atëherë isha më i ri nga sa jam tani. Dhe këtë mënyrë pikëllimi mbas së shkuarës mund ta ketë kushdo, qoftë edhe një hiç; por unë e përçmoj atë që është e të gjithëve.
*
Ndjesitë e vogla, ato mbetën. Puhiza mbi sheshin e qetë të fshatit më duket sikur ma përshkon tejetej shpirtin. Shkulmi i largët i muzikës filarmonike që vjen prej bulevardit më ndërmend tinguj që shkojnë përtej efekteve të çdo simfonie. Eh si çel e gjithë mirësia ime kur shoh një plakushe teksa rri pranë derës! Ah si ndriçohem tek shoh një fëmijë pisanjos, ndalur aty përballë meje. Shkrihem tek shoh atë pëllumb që ulet mbi tel, njëzet hapa larg meje, si një gjë e lidhur pazgjidhshmërisht me vetë të vërtetën
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 96 |
| ISBN | 9789928185495 |
| Published year | 2017 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Esterina Celami |
Përpos zhvillimit të disa rrymave letrare që dallohen në krijimtarinë e Fernando Pessoa, veçohen edhe kontaktet me okultizmin dhe me doktrinat teozofike, duke krijuar kështu një unikalitet letrar përmes heteronimeve të ndryshme që gjenden në veprën e tij (si: Álvaro de Campos, Bernardo Soares, Ricardo Reis, Alberto Caeiro etj.)
Po përtej kënaqësisë së tekstit, përftuar nga leximi i tij, ky libër mund të konsiderohet edhe si një fillesë ndryshe nga të tjerat: një udhërrëfyes i çuditshëm, një baedeker privat për të udhëtuar mes hapësirave e planeteve të galaktikës më befasuese letrare, që na ka dorëzuar Nëntëqinda.