Pikëtakime historike, kulturore, identitare View larger

Piketakime historike, kulturore, identitare

Dorian Koçi BOT0237

New product

Përshkrim i shkurtër

Ndërthurja e historisë me trashëgiminë kulturore, filologjinë dhe qasjet identitare kërkojnë trajtime multidisiplinare për të nxjerrë në pah trajektoret e vështira të vetë identifikimit të etnisë shqiptare dhe të formimit të kombit.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928001900

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në trajtimin e këtij libri autori Dorian Koçi thekson se përzgjedhja e temave ka qenë shpesh herë e rastësishme në varësi të angazhimeve akademike dhe e diktuar nga tematika që është trajtuar, prandaj nëse ka studime për një besim fetar të caktuar apo periudha historike të caktuara, kjo gjë jo domosdoshmërish përfaqëson edhe mendimin përfundimtar për rrjedhën e zhvillimeve historike e identitare.

Së dyti, autori dëshiron të japë një sqarim se çdo artikull studimi, në fakt është një ftesë për një debat më të gjerë akademik. Për këtë arsye disa nga artikujt janë përmirësuar me citime në kuadrin e përshtatjes me dokumentacion të ri, por edhe me qëndrime të bashkërenduara edhe me libra dhe ide, që kanë evoluar nga harku kohor kur janë shkruar.

Në kapitullin e parë, që titullohet “Mesjeta arbëre dhe impakti i saj në idenë kombëtare” autori trajton këto çështje. Dy artikujt e parë janë artikuj studimi në mënyrë organike lidhen me njëri-tjetrin pasi Statuti i Drishtit përpjekjen e parë për editim e ka pikërisht në kohën e Papa Kalistit III.

Në artikullin për Statutin e Drishtit nënvizohet statusi social dhe historik i hartimit të tij, duke theksuar edhe eksistencën e një Arbërie tjetër, Arbërinë juridike dhe civitas që u ndërpre dhunshëm nga pushtimi otoman. Ndërsa në artikullin për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kryqëzatën e Papa Kalistit III, autori flet për pjesëmarrjen e Arbërisë dhe Skënderbeut në koalicionin evropian antiosman, pasi për herë të parë arbrit gëzojnë një barazi dhe vlerësohen si aleatë të rëndësishëm të Evropës në betejën e saj për jeta a vdekje me osmanët.

Dy artikujt që pasojnë më pas, trajtojnë impaktin e mesjetës arbëre në kombformimin shqiptar të shekullit të XIX dhe XX.

Kapitulli i dytë i titulluar “Imazh dhe Identitet” trajton ballafaqimet e para të shqiptarëve me Perëndimin përgjatë gjithë shekullit të XIX si dhe përceptimet që udhëtarët e huaj, poetët, piktorët përcollën në perëndim përmes veprave të tyre.

Në këtë mënyrë, këto studime nuk janë një biografi apo përshkrim iterenari i këtyre udhëtimeve por një analizë nën prizmin e Orientalizmit dhe Kolonializmit Kulturor. Në libër autori bën një analizë të veprës së Bajronit, William Martin Leake, Edward Lear dhe Edith Durham të para jo vetëm në vazhdën e citimeve dashamirëse ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe si një ballafaqim kulturash të ndryshme, çka ka sjellë edhe prezantimin e shqiptarëve në Evropë, por dhe keqkuptime të ndryshme në imazhet e përcjella për ta në Evropë.

Në kapitullin e tretë “Nacionalizëm dhe Kulturë” autori trajton lidhjen e pashmangshme të krijimit të identitetit kulturor dhe rolit të tij në forcimin e identitetit kombëtar. Së pari na jep një kronologji të nacionalizmit si rrymë mendimi dhe përcaktuese në formimin e kombit, ku fillesat e tij mund të jenë në Pashallëqet shqiptare.

Në artikujt që pasojnë studiuesi D. Koçi trajton dukuritë kulturore, identitetet kulturore të bashkësive shqiptare në rajon që sendërtohen dhe bashkohen në formimin e identitetit kombëtar. Në artikujt e këtij kapitulli Z. Koçi nuk ka lënë mënjanë lidhjet harmonike midis arvanitasve, arbëreshëve dhe shqiptarëve si dhe teorinë pellazgjike të përqafuar nga elita e këtyre bashkësive.

Kapitulli i katërt titullohet “Identiteti fetar dhe kombëtar i shqiptarëve”. Autori trajton lidhjen e pashmangshme të komponentit fetar me atë kombëtar, shkrirjen e tij në rastin shqiptar në identitet kombëtar.

Në mënyrë të veçantë është analizuar identiteti fetar i grupeve të ndryshme periferikë siç është rasti i identitetit fetar dhe kombëtar të shqiptarëve të Rekës në Maqedoni, por edhe roli i tarikatit të bektashinjve në shtetndërtim siç është rasti i Kongresit të Parë Bektashian.

Në kapitullin e fundit “Shqiptarët mes shtetformimit dhe Luftës së madhe”, studiuesi Koçi trajton rolin e Fuqive të Mëdha në caktimin e kufijve të Shqipërisë si dhe aspektin e rritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe të shtetformimit në zonën e pushtimit italian gjatë Luftës së Parë botërore, që korrespondon me Shqipërinë e Jugut, një nga zonat e lindjes së idesë kombëtare të shqiptarëve.

Data sheet

pages232
ISBN9789928001900
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë