Diplomati View larger

Diplomati

Kujtim Hysenaj BD0382

New product

Përshkrim i shkurtër Një libër nga Kujtim Hysenaj për përvojën e tij gjatë kohës që shërbente si Këshilltar në ambasadën e Shqipërisë në Paris. Kujtim Hysenaj pohon për raportet e vështira që shpesh diplomatët e karrierës kishin me një pjesë të zbuluesve, punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të kamufluar përkohësisht në ambasadë me të njëjtin status ai ata.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994333313

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kujtim Hysenaj e di se për një diplomat që ka qenë në Paris në momentet kur Mehmet Shehu do të vetëvritej, po ashtu në mes të dekadës së parë të viteve dymijë edhe drejtues i shërbimit inteligjent shqiptar, nuk mund ti shmangej thënies së disa të vërtetave, përshkrimit të paktën të një zinxhiri ngjarjesh që e shpjegojnë jetën e prerë të kryeministrit karrierë gjatë si një nga ndodhitë më të bujshme të historisë së shqiptarëve. Ai e di se edhe lexuesi ka kërshëri dhe se libri bëhet për ta. Prandaj tek Diplomati ai ka mbi dyzetë faqe mjaft interesante dhe të pabëra publike për Mehmet Shehun. Janë tre kapituj të tërë, i katërmbëdhjeti, i tetëmbëdhjetë, po ashtu edhe ai pasues. Mjaft tërheqëse janë edhe ato pjesë të librit kur Kujtim Hysenaj pohon për raportet e vështira që shpesh diplomatët e karrierës kishin me një pjesë të zbuluesve, punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të kamufluar përkohësisht në ambasadë me të njëjtin status ai ata. Në faqen 133 gjenden edhe këto radhë: Shpeshherë ftohjet me Francën na kanë ardhur nga gjëra të tilla, si përshembëll: takimi i Leka Zogut dhe Geraldinës me presidentin francez Zhiskar DEsten, në ceremoninë e varrimit të Sadatit. Më pas, në maj 1981, Leka takohet në Paris me nënkryetarin e Partisë Bashkimi Demokrat Francez, Likanuet. Atij i njihet pasaporta diplomatike e Oborrit Mbretëror dhe gjatë një vizite në Paris, po më 1981-shin, i vihet në dispozicion një veturë zyrtare, madje shoqërohet edhe me dy oficerë të Sigurimit Francez. Me ndërhyrjen e emigracionit reaksionar shqiptar, Bashkia e Parisit lejon emërtimin e një rruge në Paris me emrin e Skënderbeut, gjë që autoritetet e ligjshme shqiptare se kishin bërë dot. E keqja është se përfundimet i nxirrnin njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me diplomacinë, që kanë studiuar në Moskë, flasin rusisht dhe përfundojnë si zbulues në Paris. Kujtim Hysenaj i kishte thënë bashkëshortes së tij se do ta shkruante një libër kur të dilte në pension. Vetëm ai vrasës i pabesë, tumori, e shtrëngoi të ulej dhe hidhte në kompjuter krijesën e tij postume. E nisi jo kur iu gjet plaga kërcënuese, por kur e kuptoi se po shkonte drejt shuarjes. Shkrimi i atij libri duhet të ketë qenë një vuajtje e madhe, fizike dhe shpirtërore. Ndoshta prandaj duket sikur atje ka rikrijuar veten dhe të tillë, personazh letrar dhe kështu më jetëgjatë se reali, po e linte pas për të qenë përherë bashkë me familjen e tij. Sepse e kuptoi këtë amanet të fundit dorëshkrimin ende të pambaruar Mimoza ia dorëzoi shtëpisë botuese Dudaj. Ata e redaktuan, i gjetën një mbyllje letrare dhe i shtypën gratis pesëqind kopje. Shoqja e tij e jetës kopjet e para i shpërndau kur gjashtë muaj më pas nga jetëhumbja e Kujtim Hysenaj Shërbimi Informativ Shqiptar organizoi një përkujtimore. Më pas libri u mbyll në shtëpi. Ende ndodhet atje, prej pesë vitesh i ndaluar pa dashje. Mimoza thotë se nuk ka qenë kurrë e sigurt se ai mund të ishte në nivelin për tu shfaqur në vitrinat e librarive. Porse jemi duke e bindur se është krejtësisht e kundërta.Shkruar nga Ylli Polovina

Data sheet

pages224
ISBN9789994333313
Published year2005
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë