Une kam vrare

Eni Vasili UE0061

New product

Përshkrim i shkurtër

Një libër që rifillon aty ku mbaron leximi. Dhe të mban lidhur si një ëndërr, prej së cilës nuk arrin dot të shkëputesh. Një grup portretesh që letërsia nuk do t'i mblidhte dot bashkë, në një libër ku realiteti sfidon letërsinë.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928190697

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Thanë për librin: "Këto personazhe thellësisht dramatike janë gra dhe vajza shqiptare, ato që i kemi ndeshur shpesh në rrugë, në jetën e përditshme, por që befas shfaqen këtu, prapa hekurave të burgut. Drama e këtyre grave i kapërcen kufijtë e çdo seance gjyqësore. Duam apo s'duam ato bëjnë pjesë në kalendarin dhe në trazimin tonë të përbashkët. Dhe përtej tyre, në shpresën për t'i kapërcyer ato." Ismail Kadare "Një libër që rifillon aty ku mbaron leximi. Dhe të mban lidhur si një ëndërr, prej së cilës nuk arrin dot të shkëputesh. Një grup portretesh që letërsia nuk do t'i mblidhte dot bashkë, në një libër ku realiteti sfidon letërsinë. Dhe krimi sfidon moralin prej të cilit nuk mbrohesh dot. Një skenë krimesh ku, kush ka vrarë, plotëson, thuajse çdo kusht, për t'u respektuar si viktimë dhe, kush është vrarë, e ka thuajse të pamundur të mos shihet si fajtor. Dhe në leximin e rifilluar që vazhdon, zgjatet hija e një pikëpyetjeje prej së cilës është në çdo faqe e më e pamundur të shqitesh dot: "A mos vallë vrasësit e vërtetë janë spektatorët?" Linda Rama "Ky libër është një zbritje me pishtar në rrethin e fundit të Ferrit, atje ku të pathënat përsëriten në pambarim. Kur ngjitemi, jemi të tjerë njerëz..." Diana Çuli

Data sheet

pages232
ISBN9789928190697
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë