Nikos Kazantzakis TO0292
New product
Nikos Kazanzakis paraqet një realitet dhe personazhe të cilat janë tipike ballkanike: Ai fshikullon me fjalën therëse edhe klerikët dallkaukë përmes skenave makrabe, por njëherësh shfaq mjeshtri në përshkrimet poetike dhe konstruktet gjuhësore
8 Items
Shtëpia Botuese | Toena | |
| ISBN | 9789994315918 | |
Ndërsa ndjek ngjarjet e situatat, personazhet e bëmat e tyre, të duket, për një çast, sikur sheh Shqipërinë: me dredhitë dhe padrejtësitë, me të kamur llupësa e me të varfër, me shfrytëzues, me makinacione, perversitete e poshtërsi të gjithfarshme; me klerikë dallkaukë, që në emër të "Krishtit" janë gati që të varin kokëposhtë me dhjetëra krishterë të tjerë.
Qysh në vështrim të parë, na shfaqet një galeri personazhesh, të cilët dëshmojnë sesa mjeshtër i madh është në këto qasje e përqasje Kazanxaqisi - në këto gjetje tejet origjinale, që nëpërmjet këtyre roleve për secilin, bëmave të apostujve, ai skalit në një mënyrë të habitshme tipin dhe karakterin e secilit pa më të voglin mundim të tipizimit sakrifikues klasikexhan; duke mos përmendur këtu meritat e tjera: të konstrukteve lapidareske gjuhësore, pasazheve të prozës tejet poetizuese, deri në magjitë e fjalës e të frazës, të skenave lirike e makabre
| pages | 536 |
| ISBN | 9789994315918 |
| Published year | 2010 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Harrallamb Qesku |
| Roman | Sagë&Histori |
Romani Tundimi i fundit, i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. I botuar për herë të parë në vitit 1955, në të rrëfehet jeta e Jezu Krishtit nga perspektiva e vetë Jezuit. Kazanxaqis, ky gjigand i letërsisë moderne rrëfen dashurinë dhe pasionin e një njeriu çfarëdo: Jezuit të Nazaretit. Teza...
Me romanin Zorba, Nikos Kazantzakis arriti të përjetësonte personalitetin e tij letrar i cili mbetet po kaq i spikatur dhe i paprekshëm edhe sot e gjithë ditën, pas shumë e shumë dekadash.
Kapedan Mihali është vepra më e vlerësuar nga kritika botërore te ky autor, për shkak të jetësimit të personazheve që vijnë nga realiteti dhe që nuk vdesin kurrë. Në këtë novelë autori sjell konfliktin greko – turk në ishullin e Kretës. Kryevepra e letërsisë greke “Kapedan Mihali” vjen e plotësuar në shqip, me përkthimin mjeshtror të Enver Ficos
Nga gjigandi i letërsisë moderne greke vijnë përshtypjet nga udhëtimi i tij në Kinë dhe Japoni në vitin 1935.
Seria e veprave "Udhëtime", që Nikos Kazantzaki na ka lënë si thesar në dorë, janë një nga pjesët më të bukura të gjithë krijimtarisë së tij letrare. Është fakt i njohur se shpirti i tij nuk mund të gjente qetësi në vatrën e tij, Greqinë. Ai duhej të shikonte më shumë për ta vënë veten përpara një prove shumë të madhe - Shpirti i tij duhet të përballej me...
"Sakrifica jote është me e madhe se imja, o mbret", ia ktheu oshënari. "Si është e mundur? – Po ja, unë bëj fli botën e përkohshme, kurse ti bën fli botën e përjetshme".
Asketika”, traktat i udhakimit të shpirtit human drejt përparimit, nën njësimin e një materializmi të skajshëm dhe idealizmi romantik, ashtu si krejt vepra e tij, gjer te teksti i fundit i tij “Udhëtim në Malin e Shenjtë” (botim Zenit, 2013), përbashkon dy skajet: nisjen e tij kah e përpjeta reale e jetës si dhe përpjekjes spirituale deri në fund të saj.
Një libër mbi përkohshmërinë e mishit dhe përjetësinë e shpirtit, por mbi të gjitha për përjetësinë e letërsisë, të së bukurësqe vjen nga autori i madh i letersise greke Nikos Kazanzaqis. Ky roman u shpall përkthimi më i mirë i vitit 2022 në Panairin e 25-te te Librit te Tiranes.
Me romanin Zorba, Nikos Kazantzakis arriti të përjetësonte personalitetin e tij letrar i cili mbetet po kaq i spikatur dhe i paprekshëm edhe sot e gjithë ditën, pas shumë e shumë dekadash.