Ylber Hysa A-006213
New product
Libri “Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe” i historianit Ylber Hysa shkruan ndryshe nga historiografia e zakonshme shqiptare. Prandaj, ky libër përpiqet të ecë rrugëve të reja dhe që qëllimisht rrok tema jokonvencionale. Ylber Hysa ka shkruar një vepër, e cila ofron një përzgjedhje interesante të trajtesave.
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | OM | |
| ISBN | 9789951632522 | |
Autori merret me çështjen e herezisë dualiste dhe heterodoksisë në Shqipërinë Mesjetare (të cilën flamurtarët e ateizmit në Shqipërinë e Enver Hoxhës me qejf e përmendin si argument historik për distancën e shqiptarëve ndaj dy kishave); vijon pastaj një punim për Stećci-n, (formë mesjetare e gurëve të varrit, v.j.), thelbi i veprës i kushtohet popullsisë me prejardhje afrikane të Ulqinit; mandej autori ndjek “gjurmët e ortodoksisë te shqiptarët e Maqedonisë”; “Sinan Pasha dhe shafrani në Kaçanik” përbën objektin e kapitullit pasues; dy kapitujt e fundit rrokin titullin e librit – “Madona e zezë në Kosovë” dhe “Molla e kuqe”.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 216 |
| ISBN | 9789951632522 |
| Published year | 2018 |
| Vendodhja e botimit | Prishtinë |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |