Vajza dhe nata View larger

Vajza dhe nata

Guillaume Musso A-004230

New product

Përshkrim i shkurtër

Një kampus prestigjioz i kristalizuar nën dëborë. Tre miq të lidhur nga një sekret tragjik. Një vajzë e marrë me vete natën.

More details

45 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928003928

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Bregu i Kaltër, dimër 1992

Në një natë të akullt, ndërsa kampusi i liceut të saj është paralizuar nga një stuhi dëbore, Vinka Rokuell, nëntëmbëdhjetë vjeçe, një nga studentet më të shkëlqyera të vitit të fundit, arratiset bashkë me profesorin e saj të filozofisë, me të cilin ka një marrëdhënie të fshehtë. Për vajzën “dashuria është o gjithçka o asgjë”. Askush nuk do ta shohë më.

Bregu i Kaltër, pranverë 2017

Deri në përfundim të liceut ishin të pandashëm, por që atëherë Fani, Tomasi dhe Maksimi – miqtë më të mirë të Vinkës – nuk i kishin folur më me gojë njëri – tjetrit. Takohen sërish tani në një mbledhje ish – nxënësish. Njëzet e pesë vjet më parë, në rrethana të tmerrshme, që të tre kanë kryer një vrasje, duke e murosur kufomën në palestrën e shkollës. Pikërisht ajo palestër që sot duhet të shembet për t’i bërë vend një ndërtese tjetër. Tani e tutje, asgjë s’mund ta pengojë daljen në shesh të së vërtetës për rastin e Vinkës. Tronditës, i dhimbshëm, demoniak.

Nga mjeshtri i zhanrit noir, romani i tij i ri mbresëlënës që edhe njëherë u ngjit në majat e klasifikimeve franceze.

Roman pas romani, Guillaume Musso ka krijuar një lidhje krejt të veçantë me lexuesit e tij. I lindur në Antibes më 1974, ka filluar të shkruajë pas studimeve dhe s’ka ndaluar më, edhe pasi u bë profesor i Ekonomisë. Librat e tij, të përkthyer në 40 gjuhë, dhe shumë herë të përshtatur për kinemanë, e kanë kurorëzuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të zhanrit noir, falë suksesit të romaneve si Kushtrimi i engjëjve, Central Park, Vajza e Bruklinit, Një apartament në Paris.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages357
ISBN9789928003928
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1