Pushimet verore me Guillaume Musso

Guillaume Musso A-005531

New product

Përshkrim i shkurtër

Guillaume Musso është një nga autorët më të kërkuar që Francë dhe po aq i pëlqyer është edhe nga lexuesi në Shqipëri. Për këtë arsye ne kemi përzgjedhur dy prej romaneve të tij më të fundit që janë hedhur në qarkullim në tregun e librit shqip dhe ne i rekomandojmë për ti pasur në bibliotekën tuaj.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

2 160 Lekë

-10%

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra përmban:

1. “Jeta e fshehtë e shkrimtarëve” nga Guillaume Musso

Në vitin 1999, pasi kishte botuar tre romane të shndërruara në kult, shkrimtari i njohur Natan Faëles njoftoi se nuk do të shkruajë më dhe tërhiqet në Bomont, një ishull i egër dhe sublim në brigjet e Mesdheut.

Vjeshtë 2018, Fawles nuk ka dhënë asnjë intervistë të vetme për njëzet vjet.

Ndërsa romanet e tij vazhdojnë të rrëmbejnë lexuesit, Matilda Monej, një gazetare e re zvicerane, mbërrin në ishull, tepër e vendosur për të zbuluar sekretin e tij.

Të njëjtën ditë, trupi i një gruaje zbulohet në një plazh dhe ishulli mbyllet nga autoritetet. Pastaj fillon një përballje e rrezikshme midis Matildës dhe Natanit, ku përplasen të vërteta të fshehura dhe gënjeshtra të pranuara, ku preken rrëshqanthi dashuria dhe frika...

2.“Një apartament në Paris” nga Guillaume Musso

Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. Të dy këta, që gati nuk e shqyejnë njëri-tjetrin, detyrohen të bashkëjetojnë disa ditë.

Studio i përkiste piktorit të famshëm Sin Lorenz dhe ende në të ndihet pasioni i tij për ngjyrat dhe dritën. I dërrmuar nga vrasja e djalit të tij të vogël, Lorenzi vdes një vit më parë, duke lënë pas tri piktura, që tani mungojnë. Të magjepsur nga gjenia e tij, të intriguar nga fati i tij i llahtarshëm, Medlina dhe Gaspari vendosin të bashkojnë forcat për t’i gjetur këto piktura që me sa duket janë të jashtëzakonshme.

Por, për të zbuluar të fshehtën e Sin Lorenzit, ata do të duhet të përballen me demonët e tyre në një hetim tragjik, që do t’i ndryshojë përgjithmonë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1