I paparashikueshëm dhe tërheqës, një triller psikologjik që të bën të mbash frymën deri në faqen e fundit. Jérôme Vermilin - Métro "Një nga librat më të bukur të vitit." Gérard Collard - La Griffe Noire
Nje tjeter roman bestseller i Guillaume Musso, autori me i shitur ne France ne kete periudhe, vjen para lexuesve shqiptare: Një lexim i paharruar, një rebus letrar tërheqës që shfaqet djallëzor kur autori vendos aty pjesën e tij të fundit.
Guillaume Musso firmos një thriller tërheqës dhe joshës, të bartur nga personazhe tejet njerëzorë. Një zhytje marramendëse në botën misterioze të krijimit. “Arti është një gënjeshtër që thotë të vërtetën…”
Guillaume Musso është një nga autorët më të kërkuar që Francë dhe po aq i pëlqyer është edhe nga lexuesi në Shqipëri. Për këtë arsye ne kemi përzgjedhur dy prej romaneve të tij më të fundit që janë hedhur në qarkullim në tregun e librit shqip dhe ne i rekomandojmë për ti pasur në bibliotekën tuaj.
Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë.
Një kampus prestigjioz i kristalizuar nën dëborë. Tre miq të lidhur nga një sekret tragjik. Një vajzë e marrë me vete natën.
Një nga romanet më të suksesshme dhe më ambicioze të Guillaume Musso, “Vajza e Bruklinit” sjell historinë e dashurisë me Anën: Në këtë roman vijnë komplote djallëzore, personazhe unike, momente që të mbajnë pezull ndërsa romanin nuk e lëshon nga dora deri në faqen e fundit. Shqipërimi i tij është bërë mjeshtrisht nga Nonda Varfi.