Mjegull

Teodor Laço BTI0042

New product

Përshkrim i shkurtër

Në krijimtarinë e Teodor Laços, kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe trishtimi i mjegullës.

More details

2 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995677114

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Romani "Mjegull", sipas autorit, është vepra që ka dashur një akumulin dhe përsiatje prej 30 vjetësh. Prozator, dramaturg, skenarist filmash prej më se një gjysmë shekulli, qëkurse trokiti në portën e letrave shqipe, me rreth 50 tituj veprash. Teodor Laço zuri një vend të nderuar në gjerdanin e personaliteteve të kulturës sonë. Është interesante të nënvizohet se, pas përmbysjes së komunizmit, pavarësisht nga pjesëmarrja tepër aktive në proceset politike të demokracisë, si kryetar i një partie të spektrit liberal, si deputet i Kuvendit Popullor për 12 vjet, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitet 1994 - 1997 dhe ambasador në Federatën Ruse më 2006 - 2008, ai nuk rreshti asnjëherë përkushtimin ndaj letërsisë, duke botuar veprat më të mira të krijimtarisë së tij si romanet: "Një vit i hidhur", "Ishulli i mëkatarëve", "Vrasja e buzëqeshjes", vëllimet me tregime "Vdekja e nëpunësit X" dhe "Trokitje në shpirt", dramat "Kambanat e muzgut", "Vrasësit i lamë pas", librat me shënime publicistike "Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar", "Një dritare, një Kremlin" etj. Veprat e tij, sidomos në gjininë e tregimit, janë përfshirë në botime antologjike si në "Description of a struggle", në tregime të zgjedhura nga autorë të vendeve, që dolën nga komunizmi (Londër, 1994), "Balcan beauty, balcan blood" (SHBA, 2007), në Francë, Itali, Rusi, Bullgari, Greqi, Turqi, kurse romani "Anul tristeii" në Rumani etj. Teodor Laço është dekoruar me Urdhrin "Naim Frashëri" të klasit l dhe është shpallur "Nderi i Qarkut Korçë".

Data sheet

ISBN9789995677114
RedaktoriBehar Gjoka
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç