Bashkejetese me kohen : (shenime politike, letrare, intime) View larger

Bashkejetese me kohen : (shenime politike, letrare, intime)

Teodor Laço BTI0006

New product

Përshkrim i shkurtër Shkrimtari Teodor Laço i ka hedhur në një libër kujtimet e tij, duke sjellë kështu para lexuesit edhe dëshmi të një të shkuare të afërt, por që ka shënuar çaste të rëndësishme në jetën e shoqërisë shqiptare. Janë shënime politike, letrare dhe intime, të cilat Laço i ndan me lexuesit.

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995680923
Viti i botimit2012

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Shkrimtari ndalet veçanërisht në vitet 1996-1997, në faktorin politik të asaj kohe, kur ai ishte ministër Kulture dhe në situatën sociale të vendit. "Me qenë se fati, por edhe mëtimi e ambicia, e sollën që edhe unë të jem pjesë e politikës si deputet, ministër, ambasador, drejtues i një partie të vogël, që ia doli të jetë e përfaqësuar në parlament, në këtë këndvështrim do të mundohem ta shoh veten dhe të tjerët në dekadën që përfshihet te ky libër. Këto dy vite, që në një vështrim metaforik do t'i quaja viti i euforisë dhe qetësisë para furtunës (1996) dhe viti i katastrofës së mashtrimit (1997), nuk guxova t'i shoh me syrin e analistit. Nuk më mungonin as shënimet dhe as mbresat e përftuara në afërsi të ngjarjeve, sepse deri sa u formua qeveria e krizës, që u pagëzua si e "Pajtimit Kombëtar", unë isha anëtar i kabinetit qeveritar. Mirëpo nuk isha në 'tavë', d.m.th aty ku merreshin vendimet me peshë. Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.Bota (perëndimore, siç thuhet rëndom) na hapi shumë semaforë, por ne ecëm drejt tyre duke shtyrë njëri - tjetrin me bërryla, duke u rrëzuar e thyer hundët, pa ia dhënë dorën njëri - tjetrit dhe ca më keq, duke u përleshur e kacafytur dhe kemi mbërritur te ata kur drita jeshile ishte shuar. Kështu... vazhdojmë të jemi në pritje që të shuhet drita e kuqe.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
ISBN9789995680923
RedaktoriJorgji Qirjako (red.)
Viti i botimit2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç