Teodor Laço BTI0042
Libër i ri
Në krijimtarinë e Teodor Laços, kritika ka veçuar vërtetësinë dhe prirjen për zhbirime psikologjike të botës së njeriut të mirë e altruist, vizatimin e karaktereve me penelata të holla, lirizmin që nuk mungon as kur subjekti shtjellohet në situata konfliktesh, përshkrimin poetik të natyrës. Metafora e tij më shprehëse duket se kërkohet te bardhësia e borës dhe trishtimi i mjegullës.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Tirana Times | |
| ISBN | 9789995677114 | |
Romani "Mjegull", sipas autorit, është vepra që ka dashur një akumulin dhe përsiatje prej 30 vjetësh. Prozator, dramaturg, skenarist filmash prej më se një gjysmë shekulli, qëkurse trokiti në portën e letrave shqipe, me rreth 50 tituj veprash. Teodor Laço zuri një vend të nderuar në gjerdanin e personaliteteve të kulturës sonë. Është interesante të nënvizohet se, pas përmbysjes së komunizmit, pavarësisht nga pjesëmarrja tepër aktive në proceset politike të demokracisë, si kryetar i një partie të spektrit liberal, si deputet i Kuvendit Popullor për 12 vjet, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitet 1994 - 1997 dhe ambasador në Federatën Ruse më 2006 - 2008, ai nuk rreshti asnjëherë përkushtimin ndaj letërsisë, duke botuar veprat më të mira të krijimtarisë së tij si romanet: "Një vit i hidhur", "Ishulli i mëkatarëve", "Vrasja e buzëqeshjes", vëllimet me tregime "Vdekja e nëpunësit X" dhe "Trokitje në shpirt", dramat "Kambanat e muzgut", "Vrasësit i lamë pas", librat me shënime publicistike "Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar", "Një dritare, një Kremlin" etj. Veprat e tij, sidomos në gjininë e tregimit, janë përfshirë në botime antologjike si në "Description of a struggle", në tregime të zgjedhura nga autorë të vendeve, që dolën nga komunizmi (Londër, 1994), "Balcan beauty, balcan blood" (SHBA, 2007), në Francë, Itali, Rusi, Bullgari, Greqi, Turqi, kurse romani "Anul tristeii" në Rumani etj. Teodor Laço është dekoruar me Urdhrin "Naim Frashëri" të klasit l dhe është shpallur "Nderi i Qarkut Korçë".
| ISBN | 9789995677114 |
| Redaktori | Behar Gjoka |
| Viti i Botimit | 2009 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha | mbi 18-vjeç |
Shkrimtari Teodor Laço i ka hedhur në një libër kujtimet e tij, duke sjellë kështu para lexuesit edhe dëshmi të një të shkuare të afërt, por që ka shënuar çaste të rëndësishme në jetën e shoqërisë shqiptare. Janë shënime politike, letrare dhe intime, të cilat Laço i ndan me lexuesit.
Si mund të jetë bota ime kjo skutë ku më detyrojnë t'i shtyj ditët? Në këtë jetë, ku të gjithë jemi udhëtarë, kam dashur të ec drejt një ëndrre. Këtu s'mund të bëj dot asgjë, përveçse të largohem nga ëndrra. Ta le të vdesë, ta varros. A nuk i varrosi kështu miku im i paharruar? Në këtë Gropë bien edhe kujtimet. A nuk i thërresim kujtimet e bukura të së...