Reduced price! Valsi i lamtumires View larger

Valsi i lamtumires

Milan Kundera A-005426

New product

Përshkrim i shkurtër

Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia dhe Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht,ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen.

More details

462 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

900 Lekë

-10%

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Klima, një instrumentist i njohur i xhazit, merr lajmin se një infermiere e re me të cilën ka kaluar një natë të shkurtër në një qendër termale, është shtatzënë dhe ai është babai.

Pas kësaj, fillon një komedi e zezë në të cilën, gjatë pesë ditëve të çmendura, tetë personazhe përqafojnë njëri-tjetrin në vrullin e një valsi marramendës. Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i burgosur politik i moshuar, viktimë e spastrimeve, që ka vendosur të emigrojë përfundimisht, i bindur se nuk ka të ardhme.

Ai organizon një festë lamtumire në qendrën termale, si një ëndërr e një nate vere.

VLERESIME

Kundera mbetet besnik ndaj talentit të tij delikat, paksa dinak dhe të mbrapshtë për një rrëfim “për shanset erotike”.

New York Times Book Review

Kundera është një mjeshtër i letërsisë bashkëkohore. Romani Valsi i lamtumirës është njëherësh një model i virtuozitetit dhe i zvetënimit të shpirtit njerëzor.

L’Unité, Paris

Valsi i lamtumirës të trondit. Humor i zi. Egërsi e pacipë. Portrete grash të admirueshme dhe delikate.

Le Point, Paris

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages240
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSaverina Pasho
RomanPsikologjik
I ri1