Milan Kundera ka lindur më 1 prill 1929 në Çekosllovaki. Ai është shkrimtar me origjinë çeke, mërgoi në Francë më 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar. Ka shkruar edhe në çekisht edhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale. Për shkak të censurës komuniste në vendlindje, librat e tij u ndaluan. Ai është bërë shumë i njohur me libra si: Shakaja, Përjetësia, Identiteti, Mosdija, Lehtësia e padurueshme e qenies etj. Shumica e librave të tij janë përkthyer nga Saverina Pasho, Mirela Kumbaro dhe Balil Gjini dhe janë botuar nga Dituria.
Te gjithe e njohin dhe e adhurojne Milan Kunderen per romanet “Lehtesia e padurueshme e qenies” “Shakaja” apo “Identiteti”, por ne kemi pergatitur nje set me dy romane, me pak te njohur, - te ardhur se fundi ne shqip, - per te gjithe adhuruesit e ketij autori: “Valsi i lamtumires” dhe “Ngadalesia” jane edhe dy maja te tjera te cilat deshmojne magjine dhe...
Ndër të gjithë shkrimtarët bashkëkohorë, vetëm Kundera mund ta shndërrojë një perceptim kaq të fshehtë dhe shqetësues në një roman - një ndër më të mirët e tij, më i dhimbshmi, më i shndritshmi. Ai që, çuditërisht, qëllon të jetë një histori dashurie.
Një arritje e madhe e njërit nga shkrimtarët më të shquar të kohës, romanca madhështore e pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve. Milan Kundera përfshin ekstreme të komedisë dhe tragjedisë, duke ndriçuar të gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore.
Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.
Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes.
Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.
Është e pamundur të përcaktosh se çfarë është më e bukur: finesa, komedia apo urtësia e këtij romani të mrekullueshëm. Milan Kundera është një artist, sigurisht një nga më të mirët që mund të gjenden, i cili thotë se e mira (dhe e keqja) që del nga shpirtrat e njeriut, ka shumë më tepër rëndësi se veprat e një Shteti. Dhe ai e thotë këtë me pasion, me...
Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia dhe Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht,ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen.