Mortembla View larger

Mortembla

Leena Krohn MO0054

New product

Përshkrim i shkurtër

Luçia është një anesteziste që, përveç se në spitalin civil, punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri. Njëri iu siguron pacientëve të vet të pasur, të rinj dhe të shëndetshëm, gjithë çka është e nevojshme për të vdekur në mënyrën më të rehatshme të mundshme. Tjetri mundëson mposhtjen e vdekjes përmes krionizimit.

More details

4 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN978-99956-26-88-4

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Luçia është një anesteziste, që nuk arrin të flejë natën. Gjatë orëve të pagjumësisë struket në leximin e ditarëve antikë të stërgjyshit me përshkrime pedante ëndrrash; gjatë ditës, përveç se në spitalin civil punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri. Njëri iu siguron pacientëve të vet të pasur, të rinj dhe të shëndetshëm, gjithë çka është e nevojshme për të vdekur në mënyrën më të rehatshme të mundshme: sauna, filma, pasta gourmet, përvoja erotike të shkurtra dhe të ndryshme dhe më pas një pikë dayma, pijen që të dhuron vdekjen e ëmbël: tjetri mundëson mposhtjen e vdekjes përmes krionizimit: bie në letargji derisa shkenca të gjejë një shërim për sëmundjet. Në një qytet me një të ardhme kaq të afërt sa të kujton të tashmen, banorët janë të gjithë të pikëlluar nga një siklet personal dhe kërkojnë njëri pas tjetrit ndihmën e Luçias: Toti, tekniku i zërit që fillon të dëgjojë zëra të pacipë; Kasu, një i ri me probleme që humb punën dhe përqafon kauzën e një lëvizjeje të re revolucionare; një vajzë e shqetësuar në koma; Nara, studenti i ndjeshëm dhe i llahtarisur nga brutaliteti njerëzor; dhe në fund doktor Keinolempi, që infektohet nga një virus me emër të çuditshëm: pleqëria e shpejtë.

Data sheet

pages194
ISBN978-99956-26-88-4
RedaktoriViken Kastrati
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJonila Spiro