Luçia është një anesteziste që, përveç se në spitalin civil, punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri. Njëri iu siguron pacientëve të vet të pasur, të rinj dhe të shëndetshëm, gjithë çka është e nevojshme për të vdekur në mënyrën më të rehatshme të mundshme. Tjetri mundëson mposhtjen e vdekjes përmes krionizimit.